Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Përgojimi dhe paralajmërimi në mesin e nxënësve të dijes

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”I nderuari Shejkh, cila është këshilla juaj për nxënësit e dijes, në mesin e të cilëve është përhapur përgojimi, mendimi i keq për njëri-tjetrin dhe të mos praktikuarit e asaj çfarë kanë mësuar?”

Përgjigje: ”Kjo është prej shejtanit! Nxënësit e dijes -veçanërisht ata- duhet të largohen nga përgojimi, shpifjet, të folurit për njerëzit dhe nxitjen kundër njëri-tjetrit, qoftë kjo ndërmjet tyre (nxënësve të dijes), apo edhe mes tyre e dijetarëve; duke bërë që të ndahen në grupe. ”Paso këtë dhe atë!”, ”Ke kujdes prej këtij dhe atij!” –Kjo nuk është e lejuar të ndodh në mesin e nxënësve të dijes.

Vëlla, i dashur, është obligim që të këshilloheni ndërmjet vete! Kush vepron një gabim, tërhiqet nga gabimi i tij në të saktën. Nëse ke për t’i dhënë ndokujt ndonjë kritikë, këshilloje dhe sqaroja atij këtë gjë.

Ndoshta ti je ai që je në gabim! Fol me të o vëlla! Mirëpo që t’i ta fyesh atë, ta përgojosh dhe të paralajmërosh kundër tij, kjo nuk është rruga e dijetarëve dhe këshilluesve, por rruga e shpifësve-llafazanë.”

Shpërndaje: