“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Koha e pritjes e gruas së ve

Imam Muvefekud-Din bin Kudameh el-Makdisi (v. 620)

Burimi: Sherh ‘Umdetul-Fikh (462-464)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Koha e pritjes është e detyrueshme për gruan të cilës burri i ka vdekur. Periudha e pikëllimit do të thotë të shmangurit nga parfumi, zbukurimi, lyrja e qepallave të syve dhe veshja me rroba shumë ngjyrëshe si zbukurim. Kjo bazuar në fjalët e të dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem:

لا تحد المرأة فوق ثلاثة أيام إلا على زوجها، فإنها تحد عليه أربعة أشهر وعشرًا

“Gruaja nuk duhet të mbajë zi më tepër se tre ditë, përveç nëse i vdes burri i saj. Dhe në rast të tillë, ajo mban zi katër muaj e dhjetë ditë.” 

Dhe në një hadith tjetër thotë:

ولا تلبس ثوبًا مصبوغًا إلا ثوب عصب، ولا تكتحل، ولا تمس طيبًا

“Dhe nuk duhet të vesh rroba shumëngjyrëshe (ngjyrë të theksuar), por një veshje normale, të mos përdor kuhl dhe as parfum.” 

Ajo duhet të veprojë në këtë mënyrë, përveç në rast se pastrohet nga cikli mujor, me ç ’rast ajo mund të përdorë pakëz “kusti”[1] ose “adhfar”[3].

Ajo është e obliguar të qëndrojnë gjatë natës në shtëpinë e saj, në të cilën do kishte kaluar periudhën e pritjes. Transmetohet nga Umeri dhe Ummu Seleme radijAllahu anhuma, se Feri’at bint Malik bin Sinan kishte ardhur tek i dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem dhe i kishte treguar se burri i saj kishte dalë nga Medina për t’i kërkuar disa robër të tij, ndërsa ata e kishin vrarë. Ndërsa, ajo e kishte pyetur të dërguarin e Allahut salallahu alejhi ue selem se a i lejohej që të kthehet në familjen e saj, ngase burri saj nuk i ka lënë ndonjë shtëpi të tijën dhe nuk kishte furnizim të bollshëm. Ndërsa, i dërguari i Allahut ia lejoi këtë gjë. Kur ajo doli jashtë, dhe ende pa arritur tek xhamia, e thirri atë dhe i tha se si ishte çështja edhe njëherë. Ajo ia përsëriti edhe njëherë tregimin, ndërsa i tha: “Qëndro në shtëpinë tënde (në të cilën ke jetuar deri tani), deri sa të përfundojë koha e caktuar.”Kështu që, ajo priti në shtëpinë në të cilën ishte duke jetuar me burrin e saj katër muaj e dhjetë ditë. Ndërsa, kur Uthmani radijallahu anhu ishte halif, kishte dërguar dikë që të më pyes për ngjarjen time, pasi unë i shpjegova këtë, ai gjykoi po me të njëjtin gjykim.” Këtë ngjarje e transmeton Imam Maliku dhe Ebu Davudi, ndërsa është autentik.

Nëse asaj i vdes burri derisa është në udhëtim apo është duke shkuar në haxh dhe është afër diku, ajo duhet të kthehet për të kryer periudhën e pritjes në shtëpinë e saj. Por, nëse ajo është larg, atëherë mund të vazhdojë udhëtimin.

Gruaja që shkurorëzuar për të tretën herë, është e obliguar me të njëjtën gjë, përveç se ajo nuk është e obliguar që periudhën e pritjes ta kaloj në shtëpinë në të cilën ka jetuar (në shtëpinë e burrit të saj). “Ashtu siç transmetohet ngjarja e Fatime bin Kajs, kur ishte shkurorëzuar nga burri i saj Ebu ‘Amr bin Hafs për të tretën herë, ndëra i dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem i kishte thënë atij:

ليس لك عليه نفقة ولا سكنى

“Nuk je i obliguar ta furnizosh dhe as t’i sigurosh banim.” 

Ndërsa, e kishte obliguar atë që të kaloj periudhën e pritjes tek Ummi Sheriik, pastaj më vonë tek shtëpia e Ibn Ummi Mektum.” Buhariu dhe Muslimi

_____________________________________

[1] Ibnul-Ethiri ka thënë: “Kjo është një lloj parfumi aloe.” (en-Nihajeh (2/453))

[2] Ibnul-Ethiri ka thënë: “Kjo është një lloj parfumi.” (En-Nihajeh 2/140))

Shpërndaje: