Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

I ndalet cikli menstrual si pasojë e ilaçeve

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Burimi: Mukhtesarul-Fetaua el-Misrijjeh (1/110)
Shkurtoi: Imam Badrud-Din MuhamMed bin Ali el-Hanbeli el-Ba’lij (v. 777) 
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Gruaja e cila përdorë ilaçe për shkak të së cilave i ndalet cikli i saj menstrual dhe pastaj shkurorëzohet nga burri i saj, ajo duhet të pres tre muaj në qoftë se ajo është e sigurt se periudha e saj do t’i ndalet plotësisht.

Mirëpo, nëse është e mundur që periudha mujore t’i rikthehet prapë, atëherë ajo duhet të pres një vit të tërë. Vetëm pas kësaj periudhe kohore i lejohet asaj që të martohet me dikë tjetër.

Kështu gjykoi Umeri radijAllahu anhu në lidhje me gruan të së cilës i kishte ndaluar periudha e saj mujore nga ndonjë arsye e panjohur. Këtë mendim e kanë shumica e dijetarëve, prej tyre janë Imam Maliku, Imam Ahmedi dhe Imam Shafiu në një prej mendimeve të transmetuara prej tij.

Sa i përket mendimit që thotë se ajo duhet të presë derisa të shtyhet në moshë aq shumë sa të mendohet se të mos ketë mundësi që të ketë menstruacione, ky mendim është shumë i dobët pasi që gruaja dëmtohet në atë masë që sheriati islam nuk e lejon një gjë të tillë.

Shpërndaje: