Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Sahih el-Bukhari (2/105-106)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Periudha e zisë së gruas së veje zgjat katër muaj e dhjetë ditë, e cila është përmendur në hadith. Përjashtimi i vetëm është nëse ajo është shtatzënë. Atëherë periudha e saj përfundon pas lindjes së fëmijës. Periudha e mbajtjes zi i nënshtrohet periudhës së pritjes. Kjo mund të jetë më gjatë se katër muaj e dhjetë ditë, dhe kjo mund të jetë më e shkurtër se kaq. Kjo mund të jetë një orë, pesë minuta, apo një minutë.
Nëse burri është në prag të vdekjes, e bën divorc gruan e vet dhe vdes, ndërsa ajo njëkohësisht lind fëmijën, periudha e saj e pritjes merr fund. Ndërsa edhe periudha e zisë merr fund, sepse Allahu (Te ala) ka thënë:
وَاللَّائِي يَئِسْنَ مِنَ الْمَحِيضِ مِن نِّسَائِكُمْ إِنِ ارْتَبْتُمْ فَعِدَّتُهُنَّ ثَلَاثَةُ أَشْهُرٍ وَاللَّائِي لَمْ يَحِضْنَ وَأُوْلَاتُ الْأَحْمَالِ أَجَلُهُنَّ أَن يَضَعْنَ حَمْلَهُنَّ
”E ato nga gratë tuaja të cilave u është ndërprerë cikli mujor (menstruacioni) nëse nuk e keni ditur, koha e pritjes së tyre është tre muaj, e ashtu edhe ato që ende nuk kanë pasur menstruacion. ”Ndërkaq, për shtatzënat afati i pritjes së tyre është derisa të lindin.”1
Ajeti i përgjithshëm vjen para ajetit:
وَالَّذِينَ يُتَوَفَّوْنَ مِنكُمْ وَيَذَرُونَ أَزْوَاجًا يَتَرَبَّصْنَ بِأَنفُسِهِنَّ أَرْبَعَةَ أَشْهُرٍ وَعَشْرً
“Gratë të cilave iu vdes burri, duhet të presin katër muaj e dhjetë ditë (pas vdekjes së tij).”2
Është vërtetuar edhe nga hadithi i Subej’eh el-Aslamijjeh; ajo lindi vetëm pak net pas vdekjes së burrit të saj. Pastaj ajo braktisi periudhën e zisë dhe filloi të vishet bukur për tu rimartuar. Kur Abus-Senebil bin Ba’kak e pa atë, ai i tha asaj se asaj nuk i lejohet të rimartohet deri sa katër muaj e dhjetë ditë kanë kaluar, sepse Allahu ka thënë:
وَالَّذِينَ يُتَوَفَّوْنَ مِنكُمْ وَيَذَرُونَ أَزْوَاجًا يَتَرَبَّصْنَ بِأَنفُسِهِنَّ أَرْبَعَةَ أَشْهُرٍ وَعَشْرً
“Gratë të cilave iu vdes burri, duhet të presin katër muaj e dhjetë ditë (pas vdekjes së tij).”
Si pasojë, Subej’eh veshi rrobat e saj dhe shkoi tek i dërguari (salAllahu alejhi ue selem) dhe i tregoi atij se çfarë kishte ndodhur. Pastaj ai tha:
“Ebus- Senabil ka gabuar.” 3
Ai lejohet të saj për të rimartohet.
Ai e lejoi atë që të rimartohet.
1 65:4
2 2:234
3 Bukhari (3991) dhe Muslimi (1484).