Imam Ibn Kudameh el-Makdisi
Burimi: Umdet-ul-Fikh (2/112-114)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Koha e pritjes është e detyrueshme për gruan të cilës i ka vdekur burri. Kjo nënkupton se gjatë kësaj periudhe ajo duhet që t’i shmanget parfumeve dhe të gjitha llojeve të zbukurimeve. Kjo është e bazuar në fjalët e të dërguarit të Allahut (sal Allahu alejhi ue selem):
“Asnjë grua që beson në Allahun dhe në ditën e Gjykimit nuk i lejohet të mbajë zi për të vdekurin e vetë më shumë se tre ditë. Ajo nuk duhet të vishet me rroba të zbukuruara, nuk duhet të lyej sytë apo të vë parfum; përveç nëse ajo pastron gjakun e menstruacioneve . Në këtë rast, duhet të përdorë pak kust [1] ose adhfar [2]. ”
Ajo është e detyruar të kalojnë natën në shtëpinë e saj në të cilën ajo ka jetuar me të. Nëse ajo është në udhëtim ose në haxh kur i vdes burri dhe ajo është afër, ajo kthehet për të kaluar kohën e pritjes në shtëpitë e saj. E nëse është shumë larg ajo mund ta vazhdojë udhëtimin e saj. Edhe gruaja që është shkurorëzuar për herë të tretë është e obliguar me këto gjëra përveçse nuk është e detyruar të kalojnë kohën e pritjes në shtëpinë e burrit.
[1] Ibn-ul-Ethir ka thënë: ”Është një lloj parfumi dhe është thënë se është aloe.” (en-Nihajeh (2/453))
[2] Ibn-ul-Athir ka thënë: ”Është një llojë parfumi.” (en-Nihajeh 2/140))