Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Periudha maksimale dhe minimale e menstruacioneve

Imam Ibn Kudameh el-Makdisi 

Burimi: el-Kefi (1/74-75)

el-Maktab el-Islami, 1408/1988

www.perlatmuslimane.com

Femrës mund t’i vijnë menstruacionet, kur ajo ka mbushur nëntë vjet. Në qoftë se ajo sheh gjak para kësaj moshe, atëherë ai gjak nuk konsiderohet të jetë i menstruacioneve.  Përveç kësaj, ky gjak nuk ka asgjë të përbashkët me gjakun e menstruacioneve, sepse nuk ka ndodhur asnjëherë një gjë e tillë që femra të ketë menstruacione para kësaj moshe.

Është transmetuar se Aishah (radijAllahu anha) ka thënë: ”Kur një vajzë të ketë mbushur nëntë vjet ajo konsiderohet të jetë grua.”

– Kohëzgjatja e menstruacioneve:  Kohëzgjatja e menstruacioneve më së paku mund të jetë një ditë e një natë. Kjo është thënie e Imam Ahmedit.  Kjo për shkak se Sheriati islam  në lidhje me menstruacionet, ka përcaktuar gjykime të veçanta, por pa e përmendur kohëzgjatjen e tyre. Nga kjo, se kohëzgjatja e tyre është sipas adeteve.  Ka nga ato që menstruacionet u zgjasin vetëm një ditë, kurse më pak se kaq nuk ka ndodhur asnjëherë.  ‘Ataë ka thënë: ”Di nga ato gra që menstruacionet u zgjasin një ditë dhe ato që u zgjasin pesëmbëdhjetë ditë.”

Abu Abdil-lah ez Zubejri ka thënë: ”Disa  grave tona, periudha e menstruacioneve u zgjaste një ditë e disave pesëmbëdhjetë ditë.” – Periudha me e gjatë mund të jetë pesëmbëdhjetë ditë ashtu siç edhe e përmendëm më herët.

Një transmetim nga imam Ahmedi  ai ka thënë se, kohëzgjatja e tyre mund të jetë deri në shtatëmbëdhjetë ditë.

– Koha më e shkurtër në mes të dy periudhave të pastrimit është trembëdhjetë ditë.

Aliu (radijAllahu anhu) është pyetur në lidhje me gruan e cila pohonte se koha e pritjes pas divorcit të saj saj përfundoi pas një muaji.  Ai i tha Shurejhit: ”Gjykoje këtë rast.”  Ai tha: “Le të sjell gratë nga familja e saj. Ose ato do thonë që ajo ka pasur periudhën e saj tri herë brenda një muaji duke e braktisur namazin gjatë asaj kohe, ose do të thonë se ajo po gënjen.”  Aliu i tha: ”Dakord.” Këtu ka një konsensus në mes të Aliut dhe Shurejhit se, është e mundur që femra të ketë tre periudha menstruale gjatë një muaji. Por kjo nuk mund të ndodhë vetëm e vetëm atëherë kur femra ka kohëzgjatjet minimale të menstruacioneve dhe të pastrimit.

Transmetohet nga imam Ahmedi i cili thotë se periudha minimale është pesëmbëdhjetë ditë. Duke argumentuar me thënien e profetit (salAllahu alejhi ue selem):

 ”Ndonjëra prej jush (grave) braktis namazin e saj gjatë gjysmës së jetës.”

Mirëpo, kohëzgjatja e menstruacioneve, nuk ka limit. Por zakonisht kohëzgjatja e tyre është gjashtë deri në shtatë ditë. Kjo ka mbështetje në thënien profetit (salAllahu alejhi ue selem) drejtuar Hamneh bint Xhahshit:

”Periudha e jote menstruale është në diturin e Allahut të Lartësuar në gjashtë apo shtatë ditë. Pastaj pastrohesh dhe falë namazin gjatë njëzetekatër ose njëzetetre ditëve. Kështu gratë kanë periudhat e tyre menstruale dhe ato pastrohen në përputhje me periudhat e tyre të menstruacioneve dhe periudhat e pastrimit. ” Hadithi është i mirë. Duke u bazuar në këtë hadith, periudha e pastërtisë zakonisht zgjatë njëzetekatër ose njëzetetre ditë.”

Shpërndaje: