Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva
Anëtarë: Shejkh Abdullah bin Abdirr-Rrahman el-Gudejan
Nënkryetar: Shejkh Abdurr-Rrezak Afifi
Kryetar: Imam Abdul-Aziz ibn Abdullah ibn Baz
Burimi: Fetvaja nr. 11063
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është gjykimi për burrin i cili flen me gruan e tij në një shtrat dhe e përkëdhel atë me epsh pa pasur marrëdhënie intime apo pa liruar spermën, a duhet që ai në këtë rast të pastrohet (të bëjë gusël)?
Përgjigja: Të gjitha falënderimet i takojnë vetëm Allahut, paqja dhe bekimi qofshin mbi të dërguarin e Tij, familjen dhe shokët e tij.
Nëse burri flenë me gruan e tij dhe e prek atë me epsh duke mos e fut organin brenda në vulvë e as nuk ejakulon fare, atij nuk i kërkohet të marr gusl.
Pyetje: Shpresojë se do të na e sqaroni dallimin në mes pastërtisë së madhe dhe asaj të vogël. Gjithashtu, nëse një njeri sheh ëndrra seksuale dhe liron një apo dy pika spermë, a i lejohet atij që ta largoj atë vetëm me ujë duke mos u pastruar nga papastërtia e xhununbllëkut?
Përgjigja: ”Papastërtia e vogël është ajo e cila e zhvlerëson vetëm abdesin, siç është gjumi, urinimi, ngrënia e mishit të devesë etj, kurse papastërtia e madhe është ajo e cila e bënë të nevojshme guslin, sikurse kur lëshohet rrjedhja e spermës me ndjenjën e kënaqësisë, dhe kur maja e organit gjenital të mashkullit depërton në vulvë (organin gjenital të femrës). Ndërsa në rast se burri ka parë ëndërr dhe sheh spermën, qoftë edhe një pikë, ai obligohet që të marrë gusël.
Allahu na dhëntë sukses. Paqja dhe shpëtimi qofshin mbi profetin tonë Muhammed, familjen dhe shokët e tij.