“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Përkthimi drejtpërdrejtë i hutbes së xhumasë

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Ligjërata: Sherh Ighathat-il-Lahfan (60), min: 1.06.13

Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Ighatsah%2006-02-1438%20-.mp3

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi që hutbeja e xhumasë të përkthehet gjatë kohës së saj?

Përgjigje: Kjo quhet përkthim simultan (i njëkohshëm). Kjo lejohet. Është një fetva në lidhje me hutben e xhumasë në Harem. Shumë prej tyre nuk e kuptojnë se çfarë thotë hatibi, prandaj atyre iu bëhet një përkthim simultan. Atyre u jepen kufje ku ata e dëgjojnë përkthimin.

Shpërndaje: