Imam Is´hak bin Ibrahim bin Muflih el-Makdisi el-Hanbeli
Burimi: Masaibul-Insan min Maka’idish-Shejtan, fq. 195-196
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu (te’ala) ka treguar në Kuran se ka thënë shejtani:
فَبِمَا أَغْوَيْتَنِي لأَقْعُدَنَّ لَهُمْ صِرَاطَكَ الْمُسْتَقِيمَ
“Për shkak se Ti më përjashtove mua, unë do t’u zë pritë njerëzve në rrugën Tënde të drejtë.” 1
Ibn Abdul-Fakiheh më tha se kishte dëgjuar të dërguarin e Allahut (salAllahu alejhi ue selem) duke thënë:
إنّ الشيطان قعد لابن آدم بأطرقه، فقعد له بطريق الإسلام فقال: تـُسلم، وتذر دينك ودين آبائك وآباء آبائك؟ فعصاه فأسلم ثم قعد له بطريق الهجرة فقال: تهاجر وتدع أرضك وسماءك، وإنما مثل المهاجر كمثل الفرس في الطول؟ فعصاه فهاجر ثم قعد له بطريق الجهاد فقال: تجاهد فهو جهد النفس والمال، فتقاتل فتقتل فتنكح المرأة ويقسم المال؟ فعصاه فجاهدفمن فعل ذلك كان حقا على الله أن يدخله الجنة، ومن قتل كان حقا على الله أن يدخله الجنة، وإن غرق كان حقا على الله أن يدخله الجنة، وإن وقصته دابته كان حقا على الله أن يدخله الجنة
“Shejtani vihet tek të gjitha rrugët e birit të Ademit. Ai afrohet tek rruga e tij për në Islam dhe i thotë: “A do të bëhesh musliman dhe të braktisësh fenë tënde dhe të etërve tu?” Por ai e kundërshton dhe bëhet musliman.
Pastaj ai afrohet tek rruga e tij e Hixhretit dhe i thotë: “A do të emigrosh dhe do të braktisësh vendin tënd e qiellin tënd? Emigranti është si një kalë i lidhur.” Por ai e kundërshton dhe emigron.
Pastaj ai afrohet tek rruga e tij e xhihadit dhe i thotë: “A do të luftosh të rrezikosh jetën e pasurinë, e që gruaja jote të martohet përsëri dhe pasuria jote të ndahet?” Por ai e kundërshton dhe bën xhihad.
Kushdo që e bën këtë dhe vdes, Allahu do ta fusë në Xhenet. Nëse ai vritet, Allahu do ta fusë në Xhenet. Nëse ai përmbyset në ujë, Allahu do ta fusë në Xhenet e nëse deveja e rrëzon dhe vdes, Allahu do ta fusë në Xhenet.” 2
Muxhhid ka thënë: “S’ka ndonjë grup që niset për në Meke e që Iblisi të mos mobilizon një ushtri shumë të madhe kundër tyre.”
1 Al-A’raf 7:16
2 Transmeton Ahmedi