Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Mexhmu-ul-Fetaua (16/210)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është gjykimi për shtrëngimin e duarve, përqafimet dhe për urimet në lidhje me festën e Bajramit?
Përgjigje: Ato janë të lejuara sepse njerëzit nuk i praktikojnë ato nga adhurimi, apo për tu afruar më afër Allahut -azze ue xhel-, por këtë e bëjnë vetëm nga tradita, nderi dhe respekti. Për deri sa nuk ka argumente që e ndalojnë një traditë, ajo në parim është e lejuar.