Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Silsilat-ul-Ahadith es-Sahihah (4/305-306)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Kam lexuar se Ibn-ut-Tehijan el-Ensari e përqafoi profetin ﷺ kur ai erdhi në shtëpinë e tij -radijAllahu anhu-. Kjo është vërtetuar në “esh-Shemail el-Muhamedijeh”. Kjo dëshmon se vepra është e lejuar ndonjëherë, jo gjithmonë dhe vazhdimisht sikur të ishte prej sunnetit, ndryshe nga shtrëngimi i duarve. Mendo për këtë!
Pastaj lexova një fjalim të mirë të imam El-Begeuijut -rahimehullah- kur ai bëri dallimin mes dy veprave. Ai pasi përmendi ndër të tjera hadithin e Xhaferit:
“Janë përçmuese përqafimet dhe puthjet që bëhen si shkak i servilizmit dhe respektit, dhe përqafimet e vendasve. Mirëpo, lejohet kur i thuash lamtumirë dikujt para udhëtimit, kur kthehesh nga udhëtimi, nuk e ke takuar një shokë për një kohë të gjatë dhe kur e do fort dikë për hir të Allahut. Megjithatë, personi që puth nuk duhet të puthë në gojë, por në dorë, kokë dhe ballë.
Arsyeja se përqafimet janë përçmuese për banorët e një vendi është për shkak se takimet ndodhin shpesh dhe përqafimet nuk praktikohen me të gjithë. Ata që nuk trajtohen në këtë mënyrë mund të ofendohen dhe të kuptojnë se ai zhvlerëson të drejtat e tyre dhe u jep përparësi të tjerëve. Përshëndetja më e përsosur është shtrëngimi i duarve.”
Dije gjithashtu se disa imamë duke përfshirë Ebu Hanifen dhe studentin e tij Muhamedin, i urrenin përqafimet. Këtë e ka transmetuar nga Et-Tahaui prej tyre dhe gjithashtu përmendi se Ebu Jusufi nuk e ka këtë mendim. Një tjetër është imam Maliku. Në “El-Edeb esh-Sher’ijeh” thuhet:
“Maliku kritikoi përqafimet në lidhje me udhëtimet dhe tha se ky veprim është bidat. Ai tha se veprimi i profetit ﷺ me Xhaferin ishte specifike për të. Kur Sufjani i kërkoi atij prova të specifikimin, Maliku heshti. El-Kadhi tha: “Heshtja e tij dëshmon se ai iu nënshtrua fjalëve të Sufjanit dhe u pajtua me të. Kjo është e saktë përderisa nuk konfirmohet prova e specifikimit.” 2/275