Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: el-Xhami li ‘Ahkami fikhis-suneh 2/127)
Përktheu: Besim Gjelaj
www.perlatmuslimane.com
Sa i përket urtësisë së obligimit të nxjerrjes së zekatul-fitrit, për urtësinë e tij veçse është transmetuar një hadith nga profeti ﷺ, hadith që e transmeton Ibn Abbasi, (radijAllahu anhuma), ku thotë:
“E ka bërë obligim i dërguari i Allahut ﷺ zekatul-fitrin si pastrim për agjëruesin nga fjalët e kota dhe të ndyra, si dhe ushqim për të varfrit.” (Ebu Daudi 1609; Ibn Maxheh 1827).
Kjo është urtësia, është pastrim për agjëruesin sepse agjëruesi nuk shpëton dot gjatë agjërimit të tij nga fjalët e kota dhe të ndyra, nga fjalët e ndaluara, andaj ky, zekatul-fitri e pastron agjërimin.
Gjithashtu, ky është ushqim për të varfrit në këtë ditë –ditën e fitër bajramit- kështu që të jenë pjesëmarrës me të pasurit në gëzimin e festës së tyre.