“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Përshëndetja me shkrim

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Nur ala-Darb (48 A)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

A duhet ti përgjigjemi personit i cili na ka dërguar një letër në të cilën ai na përshëndet me ”es-Selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu”?

Ai sigurisht që nuk dëgjon. Nëse do t’ia kthesh letrën vepro në atë mënyrë siç vijon më poshtë:

Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

Nga filan dhe filan personi drejtuar filan, filan personit

Përgjigje: Ue alejkumus-selam ue rahmetullahi ue berekatuhu

Sepse duhet përgjigjur kur dikush të përshëndet. Pra, kështu duhet të jetë përgjigja.

Në qoftë se nuk do ti përgjigjet letrës, unë shpresoj që marrësi i letrës përgjigjet me gojë, edhe pse ai nuk e dëgjojnë atë.

Shpërndaje: