Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Lika el-Bab el-Maftuh (15 B), min: 21.15
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetësi: Një ushtar pyet në lidhje me përshëndetjen e oficerëve. Kjo është e detyrueshme. Nëse ai nuk e bën atë ai mund të përballet me gjyqin.
Përgjigje: Na e shpjego se si oficerët përshëndeten. Ne nuk besojmë se dikush e bën atë më mirë se i dërguari i Allahut ﷺ dhe kalifët e tij të drejtë. Përshëndetja e tyre ishte si përshëndetja e gjithë muslimanëve të tjerë:
السَّلاَمُ عَلَيْكُمْ
”Paqja qoftë mbi ju.”
ose:
السَّلام عَلَيْكُمْ وَرحمة الله
”Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi ju.”
ose:
السَّلاَمُ عَلَيْكُمْ وَرَحْمَةُ اللهِ وَبَرَكَاته
Paqja, mëshira dhe bekimet e Allahut qofshin mbi ju.”
Si përshëndet oficeri për të cilin ti po flet? Ata bëjnë gjeste me dorë dhe godet tokën me këmbë?
Pa marrë parasysh se çka, është e padëmshme për të dhënë selamin me gojë dhe duke bërë gjeste në të njëjtën kohë. Ndërsa goditja e tokës me këmbë është krejtësisht e pa bazë. Nuk bënte për të goditur tokën me këmbë. Kjo mund të lëndojë në këmbën. Kjo gjithashtu mund të them diç në sipërfaqen nëse ajo për shembull është me dërrasa. Si do qoftë kjo është e pabazë. Ne shpresojmë që Allahu t’i bëjë muslimanët që të shfuqizojnë veprime të ngjashme, dhe në vend të kësaj të shikojnë në paraardhësit e tyre dhe jo popujt e sotëm.
Ne jemi muslimanë. A është më mirë që ne të praktikojmë mënyrat e kufarëve apo të muslimanëve? Mënyrat e muslimanëve sigurisht. Kur një person kalon pranë muslimanëve iu thotë:
السَّلاَمُ عَلَيْكُمْ
”Paqja qoftë mbi ju.”
Nëse personi të cilit i jep selam është shumë larg lejohet që t’i japësh selam me dorë dhe me gojë:
السَّلاَمُ عَلَيْكُمْ
”Paqja qoftë mbi ju.”
Nëse ai është i shurdhër i jepet selam atij me gojë dhe me dorë. Por ta përshëndesësh në një mënyrë tjetër ose vetëm me dorë është gabim.