Imam Muhammed bin Ahmed el-Kurtubi
Burimi: “El-Munteka minet-Tedhkirah”, fq. 214-215
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Transmeton Bukhariu nga Enes bin Malik (radijAllahu anhu) se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
بينا أسير في الجنة إذا أنا بنهر في الجنة حافتاه قباب الدر المجوف ، قلت : ما هذا يا جبريل ؟ قال : هذا الكوثر الذي أعطاك ربك ، فإذا طيبه – أو طينه – مسك أذفر
“Ndërsa isha duke ecur në Xhenet, hasa në një lumë. Dy brigjet e të cilit ishin disa kupola perle të zbrazura. Pyeta: “Çfarë është kjo o Xhibril?” Ai tha: “Ky është Keutheri, që Zoti yt ta ka dhënë ty.” Aroma e tij ishte nga misku i mirë.” 1
Tirmidhi transmetoi me kuptim të ngjashëm, dhe shtoi:
ثم رفعت لي سدرة المنتهى فرأيت عندها نورا عظيما
“Pastaj mu ngritë ‘pema e fundit (Sidratul-Munteha)’2 dhe unë pashë një dritë madhështore afër saj.” 3
Tirmidhi ka thënë: “Hadithi është i mirë dhe autentik.”
Transmeton Tirmidhiu nga Ibn Umeri (radijAllahu anhuma) i cili tregoi se, i përguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
الكوثر نهر في الجنة حافتاه من ذهب و مجراه على الدار و الياقوت ، تربته أطيب من المسك ، و ماؤه أحلى من العسل و أبيض من الثلج
“Keutheri është lum në Xhenet. Dy brigjet e tij janë të nga ari4 dhe rrjedha është nga perlat dhe rubinet. Pluhuri i tij është më aromatik se misku5, uji i tij është më i ëmbël se mjalti dhe më i bardhë se bora.”
Ai tha: “Ky hadith është i mirë dhe autentik.”
1 Bukhariu (6210).
2 Mubarakfuri ka thënë: “Kjo do të thotë se ajo mu afrua, mu shfaq dhe u paraqit.” (Tuhfetul-Ahuedhij (9/207).
3 Tirmidhiu (3361).
4 Mubarakfuri ka thënë: “Kjo nuk bie në kundërshtim me fjalët e tij, që të dy brigjet e tij ishin kupola perlash. Kjo do të thotë se brigjet janë prej ari dhe se kupolat e perlave janë të ndërtuar mbi to.” (Tuhfetul-Ahuedhij (9/207).
5 Mubarakfuri ka thënë: “Kjo do të thotë se pluhurit së tij ka aromë më e mirë se miskut.” (Tuhfetul-Ahuedhij (9/207).