Imam Muveffekud-Din bin Kudameh el-Makdisi (v620)
Burimi: Umdetul-Fikh, fq. 32
www.perlatmuslimane.com
Është e lejueshme për katër persona që të prishin agjërimin:
1.Personi i cili sëmuret nga agjërimi dhe udhëtari të cilit i lejohet të shkurtojë namazin është më mirë që të që ta prishin agjërimin dhe pastaj t’i kompensojë ditët e humbura. Megjithatë, nëse ata agjërojnë do të shpërblehen për agjërimin e tyre.
2.Gruaja me menstruacione apo në lehoni. Ato assesi nuk duhet të agjërojnë, por e kanë obligim t’i kompensojnë ditët e humbura. Nëse ato agjërojnë në këtë gjendje, ato nuk shpërblehen për agjërimin e tyre.
3.Gruaja shtatzënë apo gruaja që mëkon fëmijën, nëse ato kanë frikë për veten e tyre, ju lejohet të prishin agjërimin dhe t’i kompensojnë ditët e humbura. E nëse ato kanë frikë për fëmijët e tyre, ato duhet ta prishin agjërimin, pastaj duhet t’i kompensojnë ato ditë dhe duhet të ushqejnë një person të varfër për çdo ditë të humbur.
4.Personi i cili nuk mund të agjërojë ose për shkak të moshës apo sëmundjes së pashërueshme. Ata në vend të agjërimit duhet të ushqejnë një person të varfër për çdo ditë të pa-agjëruar.