Personi fyen Allahun nga hidhërimi i madh
Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Lika el-Bab el-Maftuh (64 B)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është gjykimi i atij i cili fyen fenë dhe Allahun, kjo është si rezultat i asaj se ai vjen nga një shoqëri të cilët e kanë zakon këtë kur janë në të zemëruar? Si duhet të sillemi ndaj tij, nëse ai e konsideron veten të jetë mysliman?
Përgjigje: Dijetarët thonë se: kush e fyen Allahun, ose të dërguarin e Tij, Kur’anin apo fenë është kafir. Nuk ka rëndësi nëse ai e bën atë seriozisht apo për shaka. Dëshmia e tyre për këtë është fjala e Allahut të Madhëruar ne lidhje me hipokritët të cilët shpifën ndaj të dërguarit të Allahut ﷺ dhe sahabeve të tij:
وَلَئِن سَأَلْتَهُمْ لَيَقُولُنَّ إِنَّمَا كُنَّا نَخُوضُ وَنَلْعَبُ قُلْ أَبِاللّهِ وَآيَاتِهِ وَرَسُولِهِ كُنتُمْ تَسْتَهْزِؤُونَ لاَ تَعْتَذِرُواْ قَدْ كَفَرْتُم بَعْدَ إِيمَانِكُمْ
“Nëse i pyet (përse tallen), ata do të përgjigjen: “Ne vetëm po bënim shaka”. Thuaj: “A mos vallë me Allahun, shpalljen dhe të dërguarin e Tij po talleni?!” Mos u shfajësoni! Ju e mohuat fenë, pasi patët besuar.” 9:65-66
Ne u themi atyre të mos arsyetojnë veten e tyre dhe se ata kanë dalë nga feja pasi që kanë besuar. Një njeri erdhi tek i dërguari i Allahut ﷺ dhe i tha se ata kanë folur vetëm për të kaluar kohën duke bërë shaka. Përgjigja nuk ishte më shumë se kaq:
قُلْ أَبِاللّهِ وَآيَاتِهِ وَرَسُولِهِ كُنتُمْ تَسْتَهْزِؤُونَ لاَ تَعْتَذِرُواْ قَدْ كَفَرْتُم بَعْدَ إِيمَانِكُمْ
Thuaj: “A mos vallë me Allahun, shpalljen dhe të dërguarin e Tij po talleni?!” Mos u shfajësoni! Ju e mohuat fenë, pasi patët besuar.” 9:65-66.
Mirëpo nëse kjo thuhet nga zemërimi i madh duke mos mund të kontrollojë veten dhe nuk e di se çfarë thotë, ai nuk del nga feja. Sepse ai nuk e kishte qëllim të thotë atë çfarë tha. Prandaj njeriu nuk konsiderohet të jetë shkurorëzuar, nëse ai e shkurorëzon gruan e tij kur ai është i zemëruar saqë nuk mund të kontrollojë veten e tij. Sepse ai nuk e kishte për qëllim ta thotë atë që e tha.
E din se i dërguari ﷺ na ka treguar se sa shumë gëzohet Allahu kur robi pendohet dhe se Ai gëzohet më shumë sesa personi që e gjen devenë e tij gjatë udhëtimit, e cila i bartë ushqimet dhe pijet e tij. E ka kërkuar por nuk e ka gjetur dot. Pastaj , kur fle nën hijen e një peme dhe e pret vdekjen, sepse nuk i ka mbetur asgjë me vete. Kur të zgjohet nga gjumi, e gjen atë të lidhur për trungun e asaj peme. E nga gëzimi i madh, thotë: “O Allah! Ti je robi im dhe unë jam Zoti yt!” Ndërsa ai dëshironte të thotë: “O Allah! Ti je Zoti im e unë jam robi Yt!” Prandaj, profeti ﷺ tha: “Ai gaboi nga gëzimi i madh.” E nuk tha se ai ishte Jobesimtarë!
Ata që fyejnë Allahun, ose të dërguarin e Tij ﷺ, fenë apo Kur’anin ai është jobesimtarë, pavarësisht nëse ai e bën atë seriozisht apo bën shaka. Por nëse ai e thotë këtë nga zemërimi ekstrem nga i cili nuk mund të kontrollojë veten e tij, ai nuk del nga feja. Pse jo? Sepse nuk merret parasysh fjala e tij.”
- april 22, 2016
- Comments are off