Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva
Burimi: Fetvaja: (10/210)
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Nëse një person e prish agjërimin gjatë një udhëtimi, a duhet të përmbahet nga ushqimi kur ai të mbërrijë në shtëpinë e tij gjatë ditës së Ramazanit (në të cilën nuk është duke agjëruar)?
Përgjigje: Mosagjërimi gjatë udhëtimit është një lehtësim të cilin Allahu e ka bërë për t’ia lehtësuar robërve të Tij.
Atëherë kur arsyeja për këtë lehtësim humbet, automatikisht bie edhe lehtësimi. Çdokush që arrin në shtëpinë e tij gjatë ditës duhet të përmbahet nga ushqimi dhe pijet; kjo sipas kuptimit të përgjithshëm të ajetit:
’’E kush e përjeton këtë muaj, le ta agjërojë!’’ [El-Bekare: 185]