Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Personi i moshës madhore nuk agjëroi duke menduar se ende nuk e ka obligim agjërimin

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Fetua fi ahkam es-Sijam, fq. 91
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Një person i cili ka arritur pubertetin nuk agjërojë gjatë Ramazanit sepse ai mendonte se nuk është obligim agjërimi për ata që nuk i kanë mbushur ende 15 vjeç. Çka duhet të bëjë ai tani?

Përgjigje: Ai duhet ta kompensojë çdo ditë që e ka humbur. Përjashtim për këtë është nëse ai jeton në një vend ku ka gjasa që familja e tij të jenë të paditur në lidhje me këtë çështje dhe se nuk ka ndonjë njeri të ditur që të kenë mundur të mësojë nga ai. Rasti i tillë është i veçantë dhe studiohet ashtu siç është.

Shpërndaje: