Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Personi me sëmdunje ngjitëse nuk duhet të shkojë tek personi i shëndoshë

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Burimi: Mukhtasar-ul-Fataua el-Misrijjeh (2/188)

Shkurtoi: Imam Badr-ud-Din Muhammed bin Ali el-Hanbeli el-Ba´li (v. 777)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Ai që vuan nga një sëmundje ngjitëse mund të refuzohet që të jetojë së bashku me njerëz të shëndoshë dhe të jetë fqinj me ta.

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Pronari i devesë së sëmurë nuk duhet të vijë tek pronari i devesë të shëndoshë.” 1

Ai ndaloi pronarin e deves së sëmurë që të vie tek pronari i devesë së shëndoshë pavarësisht nga fakti se ai (salAllahua lejhi ue selem) ka thënë:

“Nuk ka sëmundje ngjitëse, zog, kukavajkë ose Safar (që ndikon vetvetiu).” 2

Kur një person lebroz dëshiroi të shkojë tek Profeti (salAllahu alejhi ue selem) për t’iu besatuar atij për bindje, Profeti (salAllahu alejhi ue selem) e dërgoi një lajmëtar tek ai që ta pranojnë atë dhe nuk e lejoi atë që të shkonte në Medine3.

__________________________

1 Bukhari (5771) dhe Muslimi (2221).

2 Muslimi (2222).

3 Muslimi (2231).

Shpërndaje: