Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Personi pendohet pasi të ketë futur një bidat në fe

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: El-Likaush-Shehri (37) 

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetësi: ”Një njeri ka futur një risi të keqe në Islam dhe është penduar për këtë gjë, ndërsa të tjerët (të cilët e pasojnë këtë risi) nuk janë penduar. A do të ketë gjynah edhe ky person për shkak të veprimit të tyre pasi që ai është penduar?”

Përgjigje: ”Me sa duket, ai nuk do të ketë gjynah për këtë, sepse ai është penduar. Nëse pendohet njeriu, Allahu do ta falë atë për gjithçka në lidhje me këtë mëkat.

Nga pyetja e këtij personi tregohet qartë rreziku i bidateve. Nëse një person shpik një risi-bidat -dhe ajo është e keqe, e të gjitha risit janë devijuese – ndërsa njerëzit e konsiderojnë atë sikurse të jetë Sunnet, ata ringjallin bidatin duke u bazuar në veprimin e tij. Në këtë rast, ai ka gjynah për shkak të veprimit të tyre. Por në qoftë se ai pendohet, argumentet sugjerojnë në atë se, nëse një person pendohet nga një mëkat është sikurse ai që nuk ka mëkatuar fare.”

Pyetësi: ”A duhet që, ai t’ua sqarojë atyre që e pasojnë atë bidat se veprimi i tillë është prej bidateve?”

Përgjigje: ”Po, ai patjetër duhet t’ua sqarojë atyre. Një nga kushtet e pendimit është se ai duhet ta sqarojë se ai është larguar nga kjo bidati i tij për në rrugën e drejtë.”

Shpërndaje: