Imam Muhammed bin Isa et-Tirmidhi
Shpjegon: Imam Muhammed Abdur-Rahman el-Mubarakfuri
Burimi: Tuhfat-ul-Ahuadhi fi Sherh Xhemi et-Tirmidhi (6/118-119)
Dar el-Kutub el-Ilmijjeh
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
2070 – Ibn Ebi Umer na ka treguar: Sufjani na ka treguar: Amr bin Dinar na ka treguar, nga Ibn Ebi Mulejkeh, nga Ja’laa bin Mamlek, nga Ummu-ud-Derda, nga Ebu Derda se profeti ﷺ ka thënë:
”Nuk ka asgjë që peshon aq rëndë në peshoren e besimtarit në ditën e gjykimit sikurse morali i mirë. Vërtetë Allahu urren njeriun që flet fjalë të këqija.”
Ky hadith është i mirë dhe autentik.
2071 – Ebu Kurejb na ka treguar: Kubejseh bin el-Lejth, nga Mutarrif, nga Ata, nga Ummu-ud-Derda, nga Ebu Derda, i cili ka thënë:
”E kam dëgjuar të dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:
”Nuk ka asgjë që peshon aq shumë në peshoren sikurse morali i bukur. Një person i cili posedon moral të mirë arrin nivelin agjëruesit dhe atij që falet (namaz nafile).”
Ky hadith është garib nga kjo rrugë1.
2072 – Ebu Kurejb Muhammed bin Ala më ka treguar: Abdullah bin Idris na ka treguar: Babai im më ka treguar, nga gjyshi im, nga Ebu Hurejra i cili ka thënë:
”I dërguari i Allahut ﷺ është pyetur në lidhje me atë se çka më së shumti i futë njerëzit në xhenet.
Ai tha: ”Frika ndaj Allahut dhe morali i mirë.” Pastaj ai u pyet se çka është ajo që më së shumti i futë njerëzit në zjarr. Ai tha: ”Goja dhe organi gjenital.”
Ky hadith është i huaj dhe autentik.
2073 – Ahmed bin Abdah na ka treguar: Ebu Uehb na informoi nga Abdullah bin el-Mubarak i cili e përshkroi moralin e mirë në këtë mënyrë:
”Një fytyrë buzëqesëshe, lëmosha dhe asnjë bezdisje.”
Shpjegimi
El-Kari ka thënë:
”Atë që Allahu e urren, nuk ka peshë dhe rëndësi në të njëjtën mënyrë sikurse atë që e do Allahu ka peshë tek Ai. Allahu (te ala) ka thënë për kufarët:
فَحَبِطَتْ أَعْمَالُهُمْ فَلَا نُقِيمُ لَهُمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَزْنًا
”Punët e tyre do të fshihen, andaj Ne nuk do të vëmë kurrfarë peshe për ta (për veprat e tyre), në ditën e kijametit” 18:105
Në hadithin e njohur thuhet:
”Ekzistojnë dy fjalë që janë të lehta në gjuhë, të rënda në peshore dhe të dashura tek i Mëshirshmi: ”Subhan-Allahu ue bi Hamdih. Subhan Allah El-Adhim.”
”… çka më së shumti i futë njerëzit në xhenet…”
– Do të thotë veprat të cilat përbëjnë arsyen kryesore pse njerëzit hyjnë në xhenet së bashku me fituesit.
”Frika ndaj Allahut”
– Ajo ka nivele të shumëfishta. Minimalja është që të qëndrosh larg nga idhujtaria.
”Morali i mirë”
– Do të thotë të sillesh me moral të mirë ndaj njerëzve. Niveli më i ulët i saj është që të largosh diçka të dëmshme nga rruga dhe maksimumi i saj është që të sillesh i mirë ndaj atij që sillet keq ndaj teje.
”Goja dhe organi gjenital”
– Gjë që shpeshherë njeriu kundërshton Krijuesin e tij përmes këtyre dy pjesëve të trupit.
Et-Tibi ka thënë:
”Frika ndaj Allahut nënkupton të sillesh mirë ndaj Krijuesit duke kryer të gjitha ato që Ai ka urdhëruar dhe të largohesh nga çdo gjë që Ai ka ndaluar. Morali i mirë sugjeron sjellje të mirë me krijesat. Këto dy karakteristika obligojnë që poseduesi i tyre të hyjë në xhenet. Nga ana tjetër, mungesa e tyre obligon që personi të hyj në xhehnem. Kështu, e kundërta e tyre është Goja dhe organi gjenital.
Lidhur me gojën, ajo përfshinë edhe gjuhën. Ruajtja e gjuhës, është tërë themeli i çështjes fetare. Në mënyrë të ngjashme, kulmi i frikës ndaj Allahut është të ngrënit e ushqimit hallall.
Lidhur me organin gjenital, mbrojtja e tij konsiderohet t’i përket niveleve më të larta të fesë. Allahu (te ala) ka thënë:
وَالَّذِينَ هُمْ لِفُرُوجِهِمْ حَافِظُونَ
”Të cilët e ruajnë organet e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme).” 23:5
Sepse dëshirë është dëshira absolut më e madhe dhe më e pabindur që sulmon njeriun dhe mendjen kur njeriu është e ndezur. Ai që braktis zinanë për shkak se ka frikë Allahun, ndërsa ai ka mundësi të bëjë atë, kur pengesat i janë larguar dhe rrugët për në zina i janë lehtësuar, do të hyjë në Xhenet së bashku me siddikët (të sinqertit). Ai (te ala) ka thënë:
وَأَمَّا مَنْ خَافَ مَقَامَ رَبِّهِ وَنَهَى النَّفْسَ عَنِ الْهَوَى فَإِنَّ الْجَنَّةَ هِيَ الْمَأْوَى
”Kurse ai që i është frikësuar madhërisë së Zotit të tij dhe e ka frenuar veten nga dëshirat, pa dyshim që do të ketë për strehë xhenetin.” 79:40-41
Si përfundim, këto dy fjali tregojnë se këto dy cilësi të mira janë shkaku i një lumturie të përjetshme, në të njëjtën mënyrë sikurse dy cilësitë e tjera janë shkaku i një pakënaqësie të përjetshme.”
”Një fytyrë buzëqesëshe”
– Ibn Rexhebi tha në librin e tij ”Xhamiul-Ulum uel-Hikem”:
”Është transmetuar nga Selefët se ata kanë shpjeguar domethënien e moralit të mirë.
El-Hasani ka thënë:
”Morali i mirë është, bujaria, lëmosha dhe butësia.”
Përveç kësaj, ai tha:
”Moral i madh është që ju të duroni anët negative të njerëzve.”
Is’hak bin Rahojah ka thënë:
”Karakteri i mirë është që t’i të buzëqeshësh dhe të mos zemërohesh.”
1 Imam Albani ka thënë: ”Autenti.” (Sahih Sunnen et-Tirmidhi (3/389)).