Peshorja mes së vërtetës dhe gënjeshtrës
Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Fathul%20Majd_27-10-1434.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
Pyetje: Shumë prej këtyre grupeve dhe sekteve pretendojnë se ata pasojnë rrugën e drejtë.
Përgjigje: Ne kemi një peshore. Nuk bëhet fjalë për pretendime.
قُلْ يَا أَهْلَ الْكِتَابِ تَعَالَوْاْ إِلَى كَلَمَةٍ سَوَاء بَيْنَنَا وَبَيْنَكُمْ
“Thuaj (O Muhammed): “O ithtarë të librave të para! (jehudi e nasara): Ejani te një fjalë që është e drejtë dhe e përbashkët mes nesh dhe jush.” 1
Çështja është e qartë. Le të sjellim peshoren:
اللَّهُ الَّذِي أَنزَلَ الْكِتَابَ بِالْحَقِّ وَالْمِيزَانَ
”Allahu është Ai që e ka shpallur Librin me vërtetësi dhe peshore (të drejtë).” 2
Le të sjellim peshoren e cila është Kurani dhe Sunneti. Ajo që është në përputhje me metodologjinë e Kuranit dhe të Sunnetit është e vërteta. Ajo që e kundërshton atë është e kotë:
فَإِن تَنَازَعْتُمْ فِي شَيْءٍ فَرُدُّوهُ إِلَى اللّهِ وَالرَّسُولِ إِن كُنتُمْ تُؤْمِنُونَ بِاللّهِ وَالْيَوْمِ الآخِرِ
”Nëse nuk pajtoheni në ndonjë gjë, drejtojuni Allahut dhe të dërguarit, nëse besoni Allahun dhe Ditën e Kiametit.” 3
وَمَا اخْتَلَفْتُمْ فِيهِ مِن شَيْءٍ فَحُكْمُهُ إِلَى اللَّهِ
”Për çfarëdo gjëje që ju të diskutoni, fjala e fundit i përket Allahut.” 4
Allahu nuk na ka lënë tek fjalët njerëzve. Ai na ka dhënë në rrugën e drejtë që ne të ecim në të.”
1 3:64
2 42:17
3 4:59
4 42:10
- april 25, 2016
- Comments are off