Imam Shems-ud-Din bin Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)
Burimi: Zad-ul-Ma’ad, fq. 613
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Kur është fjala për praktikën e profetit ﷺ lidhur me pijet, ai kishte praktikën më të përsosur me të cilën ruhet shëndeti. Është vërtetuar se ai ﷺ pinte mjaltë të përzier me ujë të ftohtë. Lidhur me këtë gjë të shëndetshme nuk dinë as zotërinjtë mjekë.
Pirja dhe gëlltitja e mjaltit në stomak bosh largon mukozën, zgavrën e barkut dhe mbeturinat e stomakut, ngre nxehtësinë në nivelin normal dhe hap kanalet e saj. Të njëjtin efekt e ka mjalti në mëlçi, në veshkë dhe në fshikëzën. Mjalti është ëmbëlsira më e dobishme për stomakun. Megjithatë, ajo mund të dëmtojë njerëzit që vuajnë nga gurët në tëmth për shkak të forcës së saj dhe fuqisë së mjaltit. Vërtetë mjalti mund të përkeqësojë gurët në tëmth. Në këtë rast, vetëm duhet t’i shtohet uthull mjaltit në mënyrë që mjalti të jetë shumë i dobishëm. Pirja është më e dobishme se shumica e pijeve me sheqer, veçanërisht për njerëzit që nuk janë mësuar me pije të tilla.