Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva” 1/19647
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Një grua ka lindur fëmijën e saj në ditën e nëntë të muajit të Ramazanit dhe pas nëntë ditësh, iu ndal gjaku (nifasi). Atëherë ajo bëri gusël, fali namazin dhe agjëroi. Por, gjatë natës ajo vuri re se filloi t’i pikojë pak gjak, e ndërsa gjatë ditës, nuk ka parë asgjë nga kjo. Cili është gjykimi në këtë rast? A janë të sakta namazi dhe agjërimi i saj?”
Përgjigje: “Nëse kjo grua ka një pastërti krejtësisht të qartë, namazi i saj dhe agjërimi i saj janë të saktë, sepse ajo konsiderohet të jetë e pastër. Në lidhje me pikat e gjakut që ajo ka parë gjatë natës, ato nuk konsiderohen të jenë Nifas dhe nuk quhen gjak. Për këtë arsye, nuk marrin gjykimin e Nifasit.
Allahu na dhëntë sukses! Salavatet dhe selamet qofshin mbi profetin tonë Muhammed, familjen dhe shokët e tij!”