Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Piu ujë dy minuta pas agimit

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Lika Ramadani Maftuh 20/9-1437
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Personi që piu ujë dy minuta pas thirrjes së ezanit të sabahut, a duhet ta kompensojë këtë ditë?

Përgjigje: Nëse është i bindur 100% se ka pirë pasi të ketë aguar, duhet ta kompensojë këtë ditë, por nëse nuk është i bindur se ka aguar, atëherë parimi është se ende është natë, parimi është se ende është natë, elhamdulilah. Po!

Shpërndaje: