Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Pjesëmarrja në festat e nasarave, urimet dhe shkëmbimi i dhuratave në to

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetësi thotë, o shejkh, me hyrjen e muajit dhjetor fillojnë festimet e nasarave, krishtlindjet dhe festime të tjera. Cili është gjykimi për të marrë pjesë në festat e tyre qoftë duke organizuar ato, duke marrë pjesë në to, duke shkëmbyer dhurata në to apo duke ia uruar ato nasarave?

Përgjigje: Të gjitha këto janë të ndaluara. Nuk lejohet pjesëmarrja në to. Allahu -xhela ue ala- thotë:

“(Robërit e Zotit janë) Edhe ata të cilët nuk dëshmojnë gënjeshtrën (nuk rrinë aty ku flitet dhe punohet gënjeshtra dhe nuk bëjnë dëshmi të rreme).” El-Furkan, 25:72

Do të thotë se ata nuk marrin pjesë në festat e kufarëve sepse pjesëmarrja në to është miratim dhe pëlqim i së keqes, kjo nuk lejohet. Gjithashtu nuk lejohet që t’ua urosh festat. Të gjitha këto janë të ndaluara sepse janë festa të shpikura, madje as në fenë e nasarave ato nuk janë të ligjësuara. Ata vetë i kanë shpikur ato.

Shpërndaje: