Imam Shems-ud-Din Muhammed bin Ahmed edh-Dhehebi (v. 748)
Burimi: Sijar A’lam-in-Nubala (6/369)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Mis’ar transmetoi se Ibn Aun tha:
“Të përmendësh njerëzit është sëmundje, ndërsa të përmendësh Allahun është ilaç.”
Betohem në Allahun se është kështu! Është çudi me ne dhe injorancën tonë, se si e braktisim ilaçin dhe futemi në sëmundje. Allahu (Te ala) ka thënë:
فَاذْكُرُونِي أَذْكُرْكُمْ وَاشْكُرُواْ لِي وَلاَ تَكْفُرُونِ
”Pra ju më kujtoni Mua (me adhurime), Unë ju kujtoj juve (me shprëblim). Më falënderoni e mos Më mohoni.” 1
وَلَذِكْرُ اللَّهِ أَكْبَرُ
”E përmendja e Allahut është më e madhja.” 2
الَّذِينَ آمَنُواْ وَتَطْمَئِنُّ قُلُوبُهُم بِذِكْرِ اللّهِ أَلاَ بِذِكْرِ اللّهِ تَطْمَئِنُّ الْقُلُوبُ
”Ata që besojnë dhe zemrat e të cilëve, kur përmendet Allahu, qetësohen – e, me të vërtetë, kur të përmendet Allahu, zemrat qetësohen!” 3
Megjithatë, kjo nuk arrihet pa sukses nga Allahu. Ai që lutet vazhdimisht duke trokitur në derë në fund lejohet të hyjë mbrenda.
1 2:152
2 29:45
3 13:28