Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Si shkuma e rrëkesë

Imam Ebu Daud Sulejman bin el-Ash’ath es-Sixhistani (v. 275)
Es-Sunen (4297)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

4297 – Theubani, ka transmetuar se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Është afruar koha që popujt kufarë të ftojnë njëri-tjetrin për t’u mbledhur kundër jush ashtu siç ftohen njerëzit për të ngrënë përreth një pjate.” 

Dikush pyeti: “O i dërguari i Allahut, a do të ndodh kjo për shkak se do të jemi të paktë në numër?”

Ai tha: “Përkundrazi, ju në atë kohë do të jeni të shumtë, porse do të jeni si shkumë (e pavlerë), si shkuma e rrëkesë.” Allahu nga zemrat e armiqve do ta largojë frikën ndaj jush, kurse në zemrat tuaja do ta fusë el-uehn (dobësinë)!“

Dikush pyeti: “O i dërguari i Allahut, çfarë është el-uehn?”

Ai u përgjigj: “Dashuria ndaj dynjasë dhe urrejtja e vdekjes.”

Hadithi është i saktë sipas imam Albanit në “Sahih Sunen Ebi Daud (4297)” dhe es-Sahiha (958).


Profeti ﷺ ka thënë:

“Kur të bëni shitblerje me ijneh (lloj kamate), të kapeni për bishtat e lopëve (pasurive të dynjasë), të kënaqeni me të mbjellat dhe të braktisni xhihadin në rrugën e Allahut, atëherë Allahu do të hedhë mbi ju poshtërim të cilin nuk ka për ta hequr nga ju deri sa t’i ktheheni fesë tuaj.”

Transmeton Ebu Daudi (3462), el-Bezar (5887), hadithi është i saktë sipas imam Albanit në “es-Sahiha (11)”.

Shpërndaje: