Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Tefsir el-Kuran el-Kerim, el-Kehf, fq. 97-98
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu -azze ue xhel- ka thënë:
”Por njeriu kundërshton më tepër se çdo krijesë tjetër.” El-Kehf, 18:54
Kjo ndodhi kur i dërguari shkoi në shtëpi një natë tek Ali bin Ebi Talib dhe Fatimah -radijAllahu anhuma- dhe i gjeti duke fjetur:
Ali ibn Ebi Talib -radijAllahu anhu- tregon se i dërguari ﷺ trokiti në derën e tij dhe i tha atij dhe Fatimës: “A nuk po faleni?”
Aliu iu përgjigj: “O i dërguari i Allahut, shpirtrat tanë janë në duart e Allahut. Po do të kishte dashur të na zgjonte, do të na zgjonte.”
Pasi që ia thashë këtë, i dërguari ﷺ u largua. Me shpinë të kthyer e dëgjova duke goditur kofshën e tij dhe lexoi:
”Por njeriu kundërshton më tepër se çdo krijesë tjetër.” El-Kehf, 18:54
Hadithin e transmeton Bukhari (127) dhe Muslimi (775).
I dërguari ﷺ sigurisht e dinte se shpirtrat e tyre ishin në dorën e Allahut, ishte ai që tha:
Profeti ﷺ ka thënë:
“Kush e harron një namaz apo fle, atëherë shpagimi i tij është që ta falë atë kur t’i kujtohet.”
Transmeton Bukhariu (597) dhe Muslimi (684) dhe ky është teksti i tij.
Ai ﷺ e arsyetoi atë që harron dhe atë që e zë gjumi, ai e dinte këtë. Por ai dëshiroi që t’i motivonte ata, ndërsa Aliu dëshiroi të theksojë pafajësinë e tij dhe të gruas së tij -radijAllahu anhuma-.