Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Pozicioni i xhenazes në varr

Imam Ebu Daud Sulejman bin El-Ash’ath Es-Sixhistani (v. 275)
Mesail-ul-Imam Ahmed, fq. 189
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

921 – E pyeta Ahmad bin Hanbelin se si duhet të vendoset xhenajza në varr.

Ai u përgjigj: Nëse vendoset në krahë i kthyer drejt kiblës, është vepruar mirë. Dhe nëse duan ta vendosin xhenazen në shpinë, këtë mendim e ka zgjedhur Seid bin El-Musejib.

E pyeta nëse këmbët duhet të jenë të kthyer drejt kiblës (kur varroset në shpinë).

Ai u përgjigj: Po.

E pyeta Ahmedin nëse trupi duhet të shtrihet në këtë mënyrë gjatë larjes.

Ai u përgjigj: Kam dëgjuar këtë vetëm për mënyrën e vendosjes në varr.

Shpërndaje: