Imam Muveffekud-Din bin Kudameh el-Makdisi (v. 620)
Burimi: El-Kaafi (1/192)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
”Nëse një grua i prinë grave të tjera në namaz, prej Sunnetit është që ajo të qëndrojë në mes të safit. Kjo është transmetuar nga Aisha dhe Ummu Selemeh radijAllahu anhuma.
E nëse janë vetëm dy gra duke u falur dhe njëra prej tyre bëhet imam, atëherë ajo duhet të qëndroj në të djathtë të asaj që është imam, dhe, nuk është e lejueshme që ajo të qëndroj prapa saj, përveç nëse është rasti sikur transmetohet në hadithin e Enesit radijAllahu anhu: “I dërguari i Allahut u ngrit për tu falur. Unë dhe një jetim u rreshtuam pas tij, ndërsa prapa nesh ishte një grua. Pastaj ai salallahu alejhi ue selem i fali dy rekate me ne.” (Buhari dhe Muslimi).”