Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Prandaj, Ebu Bekri i luftoi beduinët

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Ligjërata: Sherh Umdat-il-Fikh (16), min: 49:10

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Umdah-1-1-1435_3.mp3

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetja: A dëshmon lufta e Ebu Bekr es-Sidikut (radijAllahu anhu) kundër atyre që refuzuan të japin zekatin për mosbesimin dhe daljen e tyre nga feja?

Përgjigje: Jo, kjo nuk dëshmon mosbesimin e tyre dhe daljen nga feja. Kjo dëshmon se ata refuzuan të japin zekatin, një qëndrim për të cilin ata e mbrojtën me forcë. Kështu, ata duhet të luftoheshin dhe jo sepse janë të dalë nga feja.

Lidhur me beduinët që mohuan mesazhin e të dërguarit ,dhe thanë se, nëse ai vërtet do të ishte profet, ai nuk do të kishte vdekur, dhe kështu ata dolën nga feja. Kjo është dalje nga feja dhe mosbesim. Ata duhet të luftohen ashtu siç e meritojnë.

Shpërndaje: