Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: el-Lika esh-Shehri (70 A)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Tani për tani mbizotërojnë gjëra të çuditshme. Restorantet janë hapur në qytete si në Unejzeh. Në këto qytete, shumica e banorëve janë vendas. Ne e shohim se si këta vendas vizitojnë këto restorante me familjet e tyre. Subhan-Allah! Kjo është e çuditshme.
A nuk është më mirë për të ngrënë ushqimin që keni gatuar dhe përmbajtjen dhe higjienën e të cilit ju e dini më mirë se sa ushqimin e mbetur që vetëm ngrohet?
Së dyti, ushqimi i restorantit mund të shkakton helmim pa pasur ti dije për këtë.
Dhe se si mund të shkosh në një restorant me familjen tënde? Si mund të shkosh në një restorant me bijën tënde, e cila është 19 vjeçe, 20 vjeçe ose 15 vjeçe? Fëmijët janë të rinj. Si mund të shkosh në një restorant me ta? A nuk duhet ti i cili kujdeset për nderin e tij të qëndrojë në shtëpi me familjen? Betohem në Allahun se kjo është më e përshtatshme.
Aq më shumë mendon për shoqërinë më shumë e kupton se gjërat dhe çështjet varen nga një personalitet i dobët, nga mungimi i besimit gati tërësisht dhe intelektit me defekte.