Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (1013)
www.perlatmuslimane.com
I dërguari ﷺ ka thënë:
”Allahu i mallkoftë gratë që ia shkulin vetullat (grave të tjera) dhe ato që kërkojnë t’u shkulen vetullat, gratë që bëjnë tatuazh (të tjerave) dhe ato që kërkojnë t’u bëhet tatuazh.”
Është e çuditshme. Zoti ynë e ka krijuar njeriun me një lëkurë të bukur dhe të pastër. Ajo mund të jetë e ndritur, e errët, dhe ndryshe. Njeriu, burrë apo grua, nuk kënaqet me këtë lëkurë të pastër prandaj ai bën tatuazh.
Profeti ﷺ ka thënë:
”….gratë që bëjnë tatuazh (të tjerave) dhe ato që kërkojnë t’u bëhet tatuazh atyre…”
Tek ne në Siri tatuazhi është shumë i përhapur. Kur një musliman përvesh mëngët për të marrë abdes, mund të shohësh tatuazhin e tij në formën e një luani që mban një shpatë në krah.