Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Prandaj nuk pranohet lutja jote!

Imam Shems-ud-Din bin Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)

Burimi: ed-Da ued-Daua, fq. 10-11

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com 

Lutja është një nga shkaqet më të fuqishme për të shmangur gjërat e urryera dhe për të arritur ato të dëshiruarat. Megjithatë, ajo mund të mos arrihet, ose për shkak të dobësisë në vetë personin.

I tillë është rasti kur personi lutet për diçka që Allahu nuk e pëlqen për shkak të tejkalimit të kufirit të lutjes.

Një shkak tjetër është dobësia e zemrës. I tillë është rasti kur personi nuk i lutet Allahut me gjithë zemër. Ai është si një hark i lidhur dobët; ku shigjeta nga ai hidhet dobët.

Një shkak i tretë janë faktorët që parandalojnë pranimin e lutjes. Shembuj të faktorëve të tillë janë konsumimi i ushqimit të paligjshëm dhe një zemër e mbuluar nga mëkatet e cila është pushtuar nga neglizhimi, epshi dhe gjërat e kota. Hakimi transmeton në “El-Mustedrek” nga Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) i cili ka transmetuar se profeti ﷺ ka thënë:

“Lute Allahun, dhe je i bindur se do të përgjigjet. Ju duhet ta dini se Allahu nuk i përgjigjet një lutje që vjen nga një zemër neglizhente dhe e hutueshme.”1

Ky ilaç është i dobishëm dhe shëron sëmundjen, por zemra që është e shkujdesur ndaj Allahut e asgjëson forcën e saj. Ushqimi i paligjshëm e bënë të njëjtën gjë. Muslimi transmeton në “Sahihun” e tij nga Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) i cili tha se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“O njerëz! Allahu është i mirë dhe pranon vetëm të mirën. Allahu i ka urdhëruar besimtarët atë që Ai i ka urdhëruar të dërguarit. Ai tha:

يَا أَيُّهَا الرُّسُلُ كُلُوا مِنَ الطَّيِّبَاتِ وَاعْمَلُوا صَالِحًا إِنِّي بِمَا تَعْمَلُونَ عَلِيمٌ

”(Ne u patëm thënë): “O ju të dërguar, hani atë që është e lejuar dhe e mirë dhe bëni vepra të mira se Unë e di atë që ju veproni.” 2

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ كُلُواْ مِن طَيِّبَاتِ مَا رَزَقْنَاكُمْ

O ju që besuat, hani nga të mirat që ua kemi dhënë si furnizim tuajin.” 3

Pastaj ai përmendi një njeri që kishte udhëtuar për një kohë të gjatë saqë flokët e tij janë të shprishura dhe këmbët e tij janë pluhurosur. Ai ngre duart drejt qiellit dhe thotë: “O Zot! O Zot!” Por ushqimi i tij është i ndaluar, rrobat e tij janë të ndaluara dhe ai furnizohet me haram; si t’i përgjigjet lutjes së tij?” 4


1 Tirmidhi (3479). I mirë sipas Albanit në ”Sahih-ul-Xhami” (245).

2 23:51

3 2:172

4 Muslimi (1015).

Shpërndaje: