Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Prandaj u bën Ehl-us-Sunneti spiuna dhe agjentë

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=139387

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Ndodh sot që ata ta quajnë atë që mendon se duhet bindur pushtarëve në ato gjëra që nuk ka mëkat ”agjent”, ”servil” ose ”i shkujdesur”. Ju e shihni se si ata fyejnë pushtetarët e tyre. Ata publikojnë gabimet e tyre nëpëmjet minbereve (hytbeve) dhe në tubimet e tyre. Ndërsa i Dërguari salAllahu alejhi ue selem thotë:

”Ai që dëshiron ta këshillojë pushtetarin e tij në lidhje me diçka, atëherë nuk duhet ta bëjë këtë në publik. Në vend të kësaj ai duhet ta kap atë për dore dhe të veçohet metë. Nëse ai e pranon atë prej tij, ai e bën këtë. Përndryshe, ai ka bërë detyrën e tij.” 1

Nëse ata shohin se pushtetarët e ndalojnë ndonjë prej tyre të mbajë ligjërata publike, ata mbledhin njerëz dhe demonstrojnë. Nga injoranca ata mendojnë se është e lejueshme që të rebelohen vetëm për shkak se disa prej tyre janë ndaluar të flasin ose janë burgosur.

A nuk e kanë dëgjuar Profetin salAllahu alejhi ue selem duke thënë në hadithin e Muslimit transmetuar nga Auf bin Malik el-Ashxha’i radijAllahu anhu:

”Jo (mos u ngritni kundër tyre), përderisa ata falin namazin mes jush.” 2

Gjithashtu, ai ka thënë në Buhari dhe Muslim në hadithin e transmetuar nga Ubadeh bin es-Samit radijallahu anhu:

”Përveç në qoftë se ju shihni një mosbesim të qartë për të cilin keni dëshmi prej Allahut.”

Kështu ai u përgjigj, kur sahabët pyetën nëse ata duhet të luftojnë kundër pushtetarëve të padrejtë.

A nuk e dinë këta njerëz sa kohë Imam Ahmedi u burgos? Apo ku vdiq Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh? A nuk u burgos Imam Ahmedi për disa vite me rradhë? A nuk u rrah me kamxhik për shkak se ai tha se Kurani nuk është i krijuar? Pse, ai nuk i urdhëroi njerëzit që të bëjnë revolucion kundër halifës?

A nuk e dinë ata se Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh u burgos deri në dy vjet? Ai vdiq në burg. Ai nuk i urdhëroi njerëzit të rebelohen kundër pushtetarit, edhe pse virtyti dhe dija e tyre ishte e madhe. Çfarë duhet të themi për gjithë të tjerët?

Këto mënyra e të menduarit dhe vepruarit arriten tek ne kur të rinjtë filluan të marrin dije nga mendimtarët modernë, poetët, shkrimtarët dhe shkrimtarët islamik dhe braktisën dijetarët dhe librat e Selefëve.

__________________________________________

1 Ahmed (3/404) dhe Ibn Ebi Asim (2/522).

2 Muslim (1855).

Shpërndaje: