Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Iktidha-is-Sirat el-Mustakim (18)
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=141698
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh ka thënë:
”Sa i përket pranimit të dhuratave të atyre në ditën e festës së tyre, ne e përmendëm se Aliut (radijAllahu anhu) i sollën një dhuratë nga En-Nejruzi dhe ai e pranoi atë.
Gjithashti Ibn Ebi Shejbe transmeton në “Musan-nef” e tij: Na ka thënë Xheriri prej Kabusit dhe ky nga babai i tij se: Një grua e pyeti Aishen dhe i tha; Tek ne ka prej adhuruesve të zjarrit, kur ata kanë festat e tyre na japin dhurata.Ajo i tha: Atë që ata e therin atë ditë mos e hani, porse hani nga frutet e tyre.
Ai gjithashtu ka thënë: Na ka thënë Ueki`u nga El-Hasen Ibn Hakijm nga nëna e tij nga Ebi Berzete se ai kishte banorë adhurues të zjarrit dhe ata i dhuronin dhurata në festat En-Nejruz dhe El-Mehrexhan, dhe i thonte familjes së tij: Çfarë janë prej frutave i hani dhe çdo gjë tjetër përveç këtyre (frutave) kthejini/refuzojini.
Të gjitha këto tregojnë se nuk ka ndikim festa që mos të pranohen dhuratat e tyre, porse gjykimi i tyre (marrja e dhuratave) në festa apo jashtë festave është i njëjtë, sepse në këtë veprim (në marrjen e dhuratave) nuk ka ndihmesë për ta në shenjat/simbolet e kufrit të tyre.
Ndërsa pranimi i dhuratave nga kafirat (ehlul-harb) me të cilët jemi në luftë apo nga ata (ehludh-dhimeti) që jetojnë në shtetin islam, në këtë çështje ka mospajtime (në mesin e dijetarëve) dhe shpjegime të hollësishme, nuk është ky vendi që të flasim për këtë çështje.
Porse lejohet që të haet nga ushqimi i pasuesve të librit në festat e tyre, e bleve atë (ushqimin) apo ta dhuruan etj, përderisa nuk është nga të therurat për festën e tyre. Ndërsa sai përket të të therurave të adhuruesve të zjarrit, gjykimi për të therurat e tyre është i ditur, të therurat e tyre janë harram tek shumica e dijetarëve.”
Thotë shejkh Uthejmini, sikurse thuhet në shpjegimin e librit në kasetën nr 18 min 1.13.31
Kjo (deklaratë) nga Shejkhu (Allahu e mëshiroftë!) është e çuditshme sepse pranimi i dhuratave të tyre në festat e tyre tregon se ai (që i merr/pranon) është i kënaqur me festat e tyre.
Ka transmetime prej sahabëve (radijAllahu anhu) në këtë çështje (duke i pranuar dhuratat e tyre). Ndoshta sahabët i kanë pranuar dhuratat në atë kohë kur islami ishte i fortë, dhe se njerëzit (myslimanët) nuk mund tu mashtronin me ato dhurata, dhe kafirat e dinin se myslimanët ishin më lartë se ata.
Në këtë kohë nëse ne do t`i pranojmë dhuratat e tyre në kohën e festave të tyre… do të thonë se muslimanët janë dakort me ne se kjo ditë është ditë feste. Për këtë arsye është e obligueshme që të bëjmë dallim në këtë çështje dhe të thuhet se; nëse kihet frikë se kafirat do të vlerësohen dhe do tu rritet mendja dhe se do të mendojnë se kjo gjë (pranimi i dhuratave) tregon se ne jemi të kënaqur me festat e tyre, dhuratat e tyre nuk duhet të pranohen…
____________________________________________________________________
1 http://ar.wikipedia.org/wiki/%D9%86%D9%88%D8%B1%D9%88%D8%B2
http://en.wikipedia.org/wiki/Nowruz
2http://ar.wikipedia.org/wiki/%D9%85%D9%87%D8%B1%D8%AC%D8%A7%D9%86_(%D8%A5%D9%8A%D8%B1%D8%A7%D9%86)