Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Silsilat-ul-Ahadith es-Sahihah (6/1/410)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
2682 – I dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“O Amr! Allahu (azze ue xhel) sigurisht ka përsosur çdo gjë që Ai ka krijuar.” I dërguari i Allahut ﷺ goditi me katër gishtërinjtë e dorës së tij të djathtë nën gjurin e Amrit dhe tha: “O Amr! Ky është vendi i izarit (rrobës së poshtme).” Pastaj ai i ngriti ato për të goditur atë më poshtë katër gishta nën vendin ku ato ishin herën e parë. Pastaj ai i ngriti ato për të goditur atë më poshtë katër gishta nën vendin ku ato ishin herën e dytë. Pastaj ai tha: “O Amr! Ky është vendi i izarit.”
Transmetuar nga Ahmedi (4/200): el-Ualid bin Muslim na tregoi: el-Ualid bin Sulejman na tregoi se el-Kasim bin Abdirr-Rrahman i tregoi atyre, nga Amr bin Fulan el-Ensari.
Zinxhiri i tregimit është i mirë dhe transmetuesit e tij janë të besueshëm.
Hadithi dëshmon që burrave nuk u lejohet veshja e rrobave nën kyçe. Kjo bëhet edhe më e rëndë nëse veprimi shoqërohet me mendjemadhësi.
Prej fatkeqësisë së rinisë muslimane të sotme është se ata i kanë pantallonat e tyre nën kyçe, sidomos pantallona që lartë janë të ngushta ndërsa poshtë të gjëra. Ato janë me të vërtetë të gjera tek kyçi i këmbëve dhe me të vërtetë të ngushta rreth kofshëve dhe vitheve në mënyrë që aureti zbulohet. I sheh se si ata qëndrojnë dhe falen para Allahut ndërsa ata njëkohësisht janë pothuajse të zhveshur.
Përkthyesi: Isbal do të thotë bartja e rrobave të gjata nën nyjën e këmbës dhe kjo vlen vetëm për meshkujt qofshin ata fëmijë apo të rritur.