Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Prej politikës është që të rrish larg politikës

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (930)

Data e fetvas: 9/4-1417 ose 24/8-1996

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Në këtë rrugë që ne po hecim, e kemi ndjerë bereqetin e kësaj rruge pë po hecim, dhe prej saj ne kemi kuptuar se në këtë kohë, prej politikës është që të rrish larg politikës. Jo se politika nuk është prej fesë, kjo është diçka e ditur.

Porse ne në këtë kohë, sikurse nuk është e fshehur kjo gjë prej të pranishmëve këtu, përngjasojmë nga disa anë me myslimanët të cilët ishin në kohën e Mekkes. Ata në atë kohë nuk thanë, mblidhuni o mysliman që të mobilizohemi, të armatosemi dhe të bëjmë rezistenzë të armatosur kundër këtyre kafirave mushrika të cilët janë armiqësuar kundër nesh… etj. Nuk e vepruan këtë gjë.

Pse nuk e vepruan këtë gjë? Fillimisht, sepse rrethanat në atë kohë nuk ishin në favor të tyre. Kjo nuk do të thotë se ata ishin dembela, Allahu na ruajttë apo se ata nuk e kryenin çfarë Allahu ia kishte obliguar atyre në drejtim të mbështetjes së fesë dhe predikimit të saj tek të tjerët etj. Porse rrethanat nuk ishin të përshtatshme.

Ne në këtë kohë, së paku nga kjo anë, jemi njëjtë sikurse ishin më parë edhe ata. Kështu që, kur ne duam që të arrijmë këtë objektiv të vërtetë, kjo është njëjtë sikur të pyesim veten pse nuk bëjmë xhihad? Xhihad në rrugë të Allahut!

Shumë grupacione e thonë (thërasin në) këtë fjalë që prej një shekulli. Çfarë bënë ata? Asnjëgjë!

Ne nuk i fajësojmë ata se nuk kanë bërë asnjëgjë, sepse ata në realitet nuk kanë mundësi të bëjnë diçka. Porse ata kanë mundësi që të veprojnë shumë gjëra, porse ata nuk i kanë vepruar ato gjëra.

P.sh; Ata e kanë angazhuar të gjithë botën islame me diçka që ata (bota islame) nuk kanë mundësi që ta veprojnë atë sikurse edhe vetet e tyre i angazhuan me atë gjë, në vend që tu angazhonin me atë që kanë mundësi që ta bëjnë.

Shpërndaje: