Imam Zejn-ud-Din bin Rexheb el-Hanbeli (v. 795)
Burimi: Lata’iful-Me’arif, fq. 254-261
Përktheu: Valdet Gashi
Prej veprave të mira në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit është i’tikafi.
Bukhari dhe Muslimi transmetuan nga Aishah e cila ka thënë:
”I dërguari i Allahut ﷺ e kishte zakon të bënte i’tikaf dhjetë ditët e fundit të Ramazanit derisa Allahu ia mori jetën.”
Bukhari ka transmetuar nga Ebu Hurejra i cili ka thënë:
”I dërguari i Allahut ﷺ e kishte zakon të bënte i’tikaf dhjetë ditë të çdo Ramazanit. Vitin që ai vdiq, ai bëri i’tikaf njëzet ditë.”
Profeti ﷺ bëri i’tikaf për të përjetuar natën e Kadrit. Ai nuk merrej me diçka tjetër. Ai nuk mendonte për diçka tjetër. Ai vetëm i lutej Zotit dhe nuk kujtonte kë tjetër pos Tij. Ai iu shmang njerëzve. Ai as nuk u përzi e as nuk u morr me ta. Prandaj imam Ahmedi tha se nuk është e rekomanduar për një person në i’tikaf që të përzihet me njerëzit, madje as për t’i mësuar ata dhe për t’ua mësuar leximin e Kuranit. Më e mira është që të vetmohesh për t’u lutur, adhuruar dhe të kujtosh Allahun.
I’tikafi është një izolimi i ligjësuar. Ai duhet të bëhet në xhamitë në të cilat kryen namazet ditore dhe namazet e xhumasë. Një izolim ku nuk kryhen namazet ditore dhe namazet e xhumasë është i ndaluar. Ibn Abbasi u pyet në lidhje me njeriun që agjëron gjatë ditës dhe falet natën pa marrë pjesë në namazin e xhumasë dhe namazin me xhemat.
Ai tha:
”Ai është në xhehnem.”