Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: Fetua Mexhmu ue Makalat Mutanauui’ah (29/47)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Çfarë është gjykimi që gratë të prenë flokët e tyre, duke qenë se ato prerjen e flokëve e përdorin si zbukurim në kohët e sotme edhe nëse ato janë të pamartuara? A ka kjo ndonjë kufi? Cili është gjykimi i ndarjes së flokëve në njërën anë?
Përgjigje: Nuk është e lejuar për femrat që t’i prenë flokët, sepse në flokë është bukuria e femrës. Megjithatë nëse ato rriten tepër të gjata, është e lejueshme që të prehen majat e flokëve. E themi këtë, duke u bazuar në atë se gratë e profetit (salAllahu alejhi ue selem) vepruan kështu pas vdekjes së tij. Gjithashtu, flokët e gjata shkaktojnë vështirësi gjatë larjes dhe në krehjes së tyre.
Ndërsa në lidhje me ndarjen e flokëve në njërën, anë kjo nuk lejohet, sepse kjo ngjason me Mumilat Ma’ilat[1].
[1] Imam En-Neveviu ka thënë: “Është thënë se Ma’ilat do të thotë gratë që nuk janë të bindura ndaj Allahut dhe ndaj obligimeve që i ka. Ndërsa Mumilat janë ato që ua mësojnë të tjerave veprimet e tyre të mallkuara. Është thënë gjithashtu se Ma’ilat Mumilat janë gra që ecin me mburrje duke i ngritur supet lartë. Është thënë gjithashtu se Ma’ilat ndajnë flokët në njërën anë, e cila është modë e prostitutave, ndërsa Mumilat janë gratë të cilat ua krehin grave tjera flokët në këtë mënyrë.” (Sherh Sahih Muslim (14/92))