Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Pretendimi i Esharive dhe Maturidive se janë Ehl-us-Sunneh

Shejkh Ebu Abdul A’la Khalid Uthman el-Misri

Hytbeja: Demolimi i bazave: Refuzimi i “Konferencës së Çeçenisë”

Burimi: https://youtu.be/eE7LppLrEEE

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut. Ne e bëjmë hamd Atë dhe kërkojmë ndihmë dhe falje prej Tij. Ne kërkojmë mbrojtje tek Allahu kundër të këqijave të shpirtrave tanë dhe të këqijave të veprave tona.

Atë që Allahu e udhëzon, askush nuk mund ta devijojë, dhe atë që Allahu e devijon, askush nuk mund ta udhëzojë.

Unë dëshmoj se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut, të Vetmit pa ndonjë ortak, dhe dëshmoj se Muhammedi është robi i Tij dhe i dërguari i Tij.

”O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” Al-Imran, 3:102

”O njerëz! Kijeni frikë Zotin tuaj, i Cili ju krijoi juve prej një vete të vetme (Ademit) dhe nga ai krijoi palën (bashkëshorten) e tij, dhe nga ata të dy Ai krijoi burra dhe gra të shumtë. Dhe kijeni frikë Allahun nëpërmjet të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella, dhe ruani lidhjet tuaja farefisnore. Se me të vërtetë Allahu është  mbi ju Gjithëvëzhgues.” (4:1)

“O ju që keni besuar! Frikësojuni Allahut dhe flisni (gjithnjë) të vërtetën. Ai do t’ju drejtojë juve te veprat e mira e të drejta dhe do t’ju falë juve mëkatet tuaja. Dhe kushdo që i bindet Allahut dhe të dërguarit të Tij, me të vërtetë që ka arritur fitoren më të madhe.” (33:70-71).

Me të vërtetë, fjala më e vërtetë është libri i Allahut, udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhammedit dhe gjërat më të këqija janë risitë e shpikura. Çdo risi e shpikur është një bidat në fe dhe çdo bidat në fe është devijim, dhe çdo devijim është në zjarrin e xhehenemit.

Ishte pritur nga ne ashtu siç është zakoni ynë që, të flasim në hutben e Aid-ul-Adha, për therjen e kurbanit dhe dispozitat e Bajramit, nga aspekti i përkujtimit të muslimanëve dhe ringjalljes së Sunnetit të zotëriut të të dërguarve .

Sidoqoftë, detyrimi [i asaj që po ndodh] në këtë kohë të tanishme imponon veten.

Siç e dini, një konferencë është mbajtur në kryeqytetin e Çeçenisë [me emrin] Grozni, e cila vazhdoi për tri ditë, me titullin: “Konferenca e Ehl-us-Sunnetit” ose “Kush janë Ehl-us-Sunneh?.”1

Rezultati i konferencës ose përfundimet më të rëndësishme të saj ishin:

Ata thanë: “Ehl-us-Sunneti dhe Xhemati janë Esharitë dhe Maturiditë në çështjet e besimit, ata janë pasues të ndonjë prej katër medhhebeve (Hanefi, Shafi’i, Maliki ose Hanbeli) në çështjet e fikhut, dhe janë gjithashtu pasues të Sufizmit të pastër në besim, sjellje dhe pastrim [shpirtëror], sipas tarikatit të udhëheqësit të tarikatit Imam el-Xhunejdit, dhe kushdo që pasonte tarikun e tyre, nga Imamët e udhëzimit. “Fundi i fjalës së tyre.

Ky është rezultati i kësaj konference ose nëse dëshironi të thoni: “komploti” ashtu siç do të ndodhë më vonë.

Ne u themi atyre që nga fillimi: Bukhari dhe Muslimi kanë transmetuar në Sahihët e tyre, Hadithin e Abdullah Ibn Mesudit (radijAllahu anhu) se profeti  ka thënë:

“Brezi më i mirë është brezi im, pastaj ata pas tyre, pastaj ata pas tyre.”

Më të mirët e njerëzve, domethënë janë: Sahabët.

“Janë brezi im” do të thotë: kushdo që ishte bashkëkohës me të dërguarin e Allahut , e pa atë, e takoi atë (dhe vdiq me Islam); do të thotë sahabët.

Më të mirët e njerëzve ishin bartësit e besimit të të dërguarit të Allahut .

Pra, si mund t’i përshkruhet besimi dikujt tjetër që erdhi pas [sahabëve], rreth 300 vjet ose më pak, siç do të përmendet më vonë.

Pastaj, ky besim u bë besimi i Ehl-us-Sunnetit, besimi i muslimanëve.

Muslimi ka transmetuar nga hadithi i Ebi Burdateh nga babai i tij (radijAllahu anhu), se ai ka thënë:

“E falëm namazin e akshamit me profetin e Allahut , pastaj ne thamë: Nëse ne qëndrojmë ulur, ne do të jemi në gjendje të falim namazin e jacisë me të.”

Pastaj, i dërguari i Allahut erdhi dhe na tha: “Ju jeni ende këtu?”

Ne thamë: “O i dërguari i Allahut! Ne u falëm me ty (në aksham), kështu që ne qëndruam të ulur në mënyrë që të falim namazin e jacisë me ty.”

Ai tha: “Ju keni bërë mirë, ose keni vepruar drejtë.” Ai pasi ngriti kokën drejt qiellit, tha, – dhe ai shpesh e ngrinte kokën drejtë qiellit .”

Ai tha: “Yjet janë një mbrojtje për qiellin, kur ata të zhduken, ajo e cila i është premtuar qiellit, do të ndodhë; unë jam një mbrojtje për shokët e mi, kur të vdes, do t’i godas ajo e cila u është premtuar atyre.”

Dhe shokët e mi janë mbrojtje për umetin tim, kur ata të vdesin, do t’i godas ajo që u është premtuar [umetit tim].”

Kështu, nëse Ebul Hasan el-Eshari dhe Ebul Mensur el-Maturidi janë mbrojtës të këtij umeti dhe ata janë ata të cilëve u atribuohet ky besim; besimi i të gjithë muslimanëve në të gjitha këto vende. Atëherë, pse profeti (salAllahu alejhi ue selem) nuk na e sqaroi këtë neve?

Pse ai nuk tha se Ebul Hasan el-Eshari dhe Ebul Mansur el-Maturidi janë mbrojtës të umetit tim dhe mbi ju është besimi i tyre, sepse është besimi im?

A e ka fshehur mesazhin profeti ? ASNJËHERË!

Ashtu siç Zoti i Nderimit e Fuqisë i lavdëroi sahabët në Librin e Tij dhe po ashtu Ai i lavdëroi ata që i ndoqën ata në mirësi:

“Allahu është i kënaqur me të hershmit e parë, prej Muhaxhirëve dhe Ensarëve, dhe me ata që i pasuan me vendosmëri e përkushtim në besim; edhe ata janë të kënaqur me Atë. Atyre u ka përgatitur xhenete, në të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përjetë të pasosur. E ky është fitim i madh.” (9:100)

A i morën Eshariu dhe Maturidiu themelet e besimit të tyre nga sahabët? Me qëllim që ata të hyjnë në thënien [e Allahut], “dhe me ata që i pasuan me vendosmëri e përkushtim në besim” dhe marrin pjesën e tyre të lavdërimit?

[Përgjigja është] Jo!

Nëse një fanatik Eshari ose Maturidi thotë: Po, ata e kanë marrë besimin e tyre nga sahabët.

Pastaj themi, nëse çështja është e tillë, atëherë është më e merituar dhe e përshtatshme që t’i atribuohemi sahabëve; themeli i vetëm dhe të mos i dedikohemi Eshariut ose Maturidiut, të cilët erdhën dyqind ose treqind vite pas sahabëve.

Ne themi se, besimi i Ebu Bekrit, Umerit, Uthmanit, Aliut, Sa’d Ibn Ebi Uekasit, Zubejr Ibn el-Auaam, Abdurr-Rahman Ibn Aufit, Muadh Ibn Xhebelit, Ibn Mesudit, Ibn Abbasit, Ibn Umerit (radijAllahu anhum), derisa sahabiu i fundit i profetit ﷺ është më shumë i merituar për t’iu atribuuar, sesa dy burra që erdhën pas tyre me qindra vjet.

A janë Ebul Hasani [el-Eshari], Ebu Mensur el-Maturidi dhe të gjitha sektetet e ndryshme të Sufive më të mirë se të gjithë këta sahabij, në mënyrë që t’iu atribuohemi atyre?

[Na ka arritur] në një masë të tillë që, një metodologji e tërë i atribuohet këtyre dyve; një metodologji në besim, apo jo një dedikim i vetëm për ndonjë nga ata sahabët [që i përmendëm].

Pse nuk themi: Metodologjia e Ebu Bekrit? el-Bekrijjeh!

Pse nuk themi: Metodologjia e Umerit? El-Umerijjeh!

Pse nuk themi: Metodologjia e Uthmanit?’ El-Uthmanijjeh!

Në vend të Esharijjeh dhe Maturidijjeh.

Nëse një fanatik të përgjigjet ty duke thënë: “Por, Eshariu dhe Maturidiu transmetuan metodologjinë e sahabëve në besim, prandaj kjo është arsyeja pse u është dedikuar atyre”.

Pra, atëherë themi, na sillni vetëm NJË transmetim! Vetëm NJË që Ebul Hasan el-Eshariu e transmetoi përpara se të pendohej dhe të kthehej në metodologjinë e sahabëve, siç do të vijë më vonë.

Na sillni një transmetim të cilin Ebul Hasan el-Esha’ri [përpara se të pendohej] ose Ebu Mensur el-Maturidi transmetuan nga sahabët në besim dhe pastaj ia atribuan atë Ebu Bekrit, Umerit, Uthmanit, Aliut dhe të tjerëve pos sahabëve.

Na sillni një transmetim të vetëm nga librat e tyre, nëse jeni të sinqertë.

Nëse kërkoni në librat e Eshariut – përpara se të pendohej -, dhe në librat e Maturidit – dhe ai nuk u pendua nga ky besim -, atëherë nuk do të gjeni kurrë një transmetim të vetëm lidhur me besimin që i atribuohet sahabëve të profetit .

Na sillni një transmetim ku Ebul Hasan el-Esha’ri [përpara se të pendohej] ose Ebu Mensur el-Maturidi transmetuan nga sahabët në besim dhe pastaj ia atribuan atë Ebu Bekrit, Umerit, Uthmanit, Aliut dhe sahabëve të tjerë.

Na sillni një transmetim të vetëm nga librat e tyre, nëse jeni të sinqertë.

Nëse kërkoni përmes librave të Esha’riut – përpara se të pendohej – dhe librat e Maturidit – dhe ai nuk u pendua nga ky besim -, atëherë nuk do të gjeni kurrë një transmetim të vetëm lidhur me besimin që i atribuohet sahabëve të profetit .

Pra, atëherë ku i morën Esh’ariu dhe Maturidiu metodologjitë e tyre? Të cilat ata [ata të përfshirë në konferencën e Çeçenisë dhe të tjerë nga ata] dëshirojnë ta bëjnë metodologji të sahabëve, ndërsa nga baza e saj nuk transmetohet nga sahabët.

Përkundrazi, ju do t’i gjeni citime nga imamët e filozofëve dhe retorika teologjike e cila nuk ka asnjë bazë te sahabët.

Në hadithin e Irbad Ibn Sarijeh, ai tha: “I dërguari i Allahut na dha një përkujtim që bëri sytë të derdhnin lot dhe zemrat të kenë frikë, kështu që ne thamë: O i dërguari i Allahut! Është sikur të ishte një përkujtim lamtumirës, pra, çfarë na këshillon neve, – o i dërguari i Allahut?”

I dërguari i Allahut tha: 

“Ju këshilloj që të keni frikë Allahun dhe të dëgjoni e të bindeni (ndaj prijësve), edhe në qoftë se një skllav abisinas (etiopian) do të sundojë mbi ju. Në të vërtetë, ai që prej jush jeton më gjatë, do të shoh shumë kundërshtime. Qëndroni larg risive se vërtet ato janë devijime. Ai prej jush që përjeton këtë, le t’i përmbahet Sunnetit tim dhe të kalifëve të drejtë e të udhëzuar pas meje, dhe le ta shtrëngojë atë me dhëmballë.”

Ky është i dërguari i Allahut, duke përmendur kundërshtimet që do të ndodhin pas tij.

Atëherë, pse ai nuk i udhëzoi njerëzit në besimin e Eshariut apo të Maturidit?

Pse nuk tha: merreni besimin e Esha’riut apo Maturidiut pas meje, sepse është besimi i Sunnetit apo besimi i pasuesve të Islamit?

Pse nuk e tha këtë i dërguari i Allahut ?

Ai vetëm i udhëzoi njerëzit në besimin e sahabëve dhe në Sunnetin e tij, ai tha:

“Kapuni për Sunnetin tim dhe Sunetin e kalifëve të udhëzuar drejtë pas meje.”

“Ju duhet t’i përmbaheni Sunnetit tim dhe të kalifëve të drejtë e të udhëzuar pas meje.”

Dije se, ky besim që njerëzit e Hadithit bartnin; Ehl-ul-Hadith uel-Athar, Ehl-us-Sunneh, ata janë ata që bartën besimin e sahabëve, prandaj u është dhënë atyre [emri] Ehl-ul-Hadith, sepse ata kishin hadithin e të dërguarit të Allahut .

Dije se, Ebul Hasan el-Esha’ri; emiri i tij është Ali Ibn Ismail el-Esha’ri.

Ai lindi vitin 260 hixhrij dhe vdiq në vitin 324 hixhrij; ai vdiq në çerekun e parë të shekullit të katërt.

Ai vdiq rreth 225 vite pasi që vdiq sahabiu i fundit.

Dhe Ebu Mensur el-Maturidi, emri i tij është Muhammed Ibn Muhammed Ibn Mahmud el-Maturidi es-Samarkandi, emërtim i qytezës Maturidi në Samarkand.

Data e lindjes së tij nuk dihet, biografia e tij nuk përmendet në librat me famë të biografive, që do të thotë; vetë Maturiditë pranojnë se ai nuk ka biografi në librat e konsideruar, por biografia e tij është e përmbledhur dhe e shkurtër.

Nuk dihet se kur ka lindur ai. Ai vdiq në vitin 330 hixhrij, ai vdiq pas Esha’riut për rreth 9 vite.

Të dy ata vdiqën në shekullin e 4-të; domethënë, muslimanët kanë mbetur për më shumë se tre shekuj pa e ditur besimin, derisa Esha’riu dhe Maturidiu erdhën dhe sqaruan besimin e Ehl-us-Sunetit? [Sipas tyre].

Sahabët dhe ata që i ndoqën ata në mirësi, mbetën 300 vite pa e ditur Sunnetin derisa Esha’riu dhe Maturidiu erdhën dhe ua sqaruan muslimanëve besimin; besimin e Ehl-us-Sunnetit.

A e thotë këtë një njeri i mençur që respekton logjikën e tij?

A e thotë këtë një musliman që respekton sahabët dhe respekton Sunnetin e të dërguarit të Allahut ?

[Përkundrazi, ai që e thotë këtë] është ai që është i pavëmendshëm ose plotësisht injorant.

Dije se Ebul Hasan el-Esha’ri (Allahu e mëshiroftë), në fazën e tij të parë ai ishte në metodologjinë e Mutezilive, ai qëndroi në metodologjinë e  I’tizzal [Mutezilive] për 40 vite duke pasuar Ebu Ali el-Xhubba’in i cili ishte i martuar me nënën e tij.

Kur Ebu Ali el-Xhubbai u martua me nënën e Ebu Hasanit, ai e ndryshoi Ebul Hasan el-Esha’riun për në metodologjinë e Mutezilive, për 40 vite që nuk e njihte Sunnetin, derisa Allahu i dha pendim pas 40 vitesh [në I’itizaal].

Megjithatë, nuk ishte një pendim i plotë, por ai e braktisi metodologjinë e Mutezilive pasi ai e kuptoi rrugën e shtrembër dhe devijimin e tyre.

Ai pastaj u zhvendos në fazën e tij të dytë dhe ishte ende në bidat e jo në Sunnet.

Ai shpiku themelet e retorikës teologjike, ai e braktisi rrugën e Mutezilive dhe u zhvendos në atë që është me më pak devijim, por ende nuk ishin bazat e sahabëve e as pasardhësve të devotshëm.

Këto parime janë ato që Esharitë i pasojnë deri në ditët e sotme, në të cilën Ebul Hasani pohoi vetëm shtatë atribute për Allahun, i shpjegoi me një kuptim të pasaktë.

Pastaj, ai i shpjegoi në mënyrë të gabuar dhe mohoi pjesën tjetër të cilësive të Allahut.

Prej kësaj, ai nuk pohoi se Allahu është mbi arshin e Tij, siç ai transmetoi në librat e Esharive, “se Allahu nuk është lart, as më poshtë, as në të djathtë, as në të majtë”.

Atëherë, ku është Allahu?

Kuptimi [sipas tyre] “Allahu nuk ka vend” (sipas tyre)…

Ne themi: Po, Allahu është shumë larg nga të qenit në një vend të krijuar. Megjithatë, Ai pohoi për Veten e Tij se Ai është mbi arshin e madh, në një lartësi që është e pakufizuar mbi të gjitha krijesat. Dhe në të njëjtën kohë Ai i përfshin ato me dijen e Tij.

Ky është një besim që edhe një fëmijë i vogël e di.

Betohem në Allahun! Nëse e pyet një fëmijë të vogël, sille cilindo fëmijë 5-4 apo edhe 3 vjeç dhe pyete atë: “Ku është Allahu?”

Me anë të prirjes së tij natyrore, ai do të bënte me shenj drejt sipër tij dhe do të thoshte: Allahu është lart.

Ky fëmijë e njeh besimin më mirë se Esharitë, të cilët nuk e dinë se ku është Zoti i tyre, sepse ata braktisën Sunnetin dhe ndoqën epshet e tyre.

Pastaj, Esha’ri u zhvendos në fazën e tij të tretë, ku ai u pendua nga shumica e këtyre bazave e bidateve që ai kishte, dhe po ashtu nuk ishte pendim i plotë, por ishte më i mirë se që ishte më parë.

Ai u pendua dhe u kthye në metodologjinë e sahabëve në shumicën e bazave, përveç një numri të vogël [të bazave] në të cilat ai ishte, në metodologjinë Kulabijjeh.

Kulaabijjeh ishte një sekt përpara Esharive dhe ajo është në të cilën Esharitë bazohen.

Kulabijjeh i atribuohet Ebu Sa’id el-Kulab, dhe ata janë ndaj të cilëve Imam Ahmed Ibn Hanbeli paralajmëroi, po ashtu Imamët e Selefëve paralajmëruan kundër sektit Kulabijjeh në kohën e Ahmedit dhe ata sqaruan se ata kundërshtuan besimin e shoqëruesit; metodologjinë e Ehl-us-Sunnetit.

Sikurse Shejkhul-Islam Ibnu Tejmijeh tha në librin e tij Minhaxh-us-Sunneh en-Nebeuijjeh, sa i përket Ebul Hasan el-Esha’rit, atëherë nuk ka dyshim se ai ishte nxënës i Ebu Ali el-Xhubait.

Megjithatë, ai u nda prej tij dhe u tërhoq nga shumica e metodologjisë së tij, edhe nëse ai qëndroi në disa nga bazat e [Ebu Ali el-Xhubba’it].

[Ebul Hasan el-Esha’ri] kundërshtoi [Ebu Ali el-Xhubba’in] në mohimin e cilësive [të Allahut], ai përshkoi rrugën e Ibn Kul-labit.”

Kjo është pika e dëshmisë.

[Ibnu Tejmijeh thekson më tej] “Por, në përgjithësi Ebul Hasan el-Esha’riu u tërhoq në dy librat e tij të fundit; el-Ibaanah an Usul id-Dijeneh dhe librin e tij Risalah ila Ehl-il-Thaghar.”

Ai u kthye në themelet e besimit të sahabëve e selefëve të drejtë në shumicën e çështjeve, përveç në disa çështje të vogla, që janë të lidhura me atributet veprore që mohoi Kulabijjeh.

Ato atribute që lidhen me dëshirën e Allahut.

[Kulaabijjeh] nuk pohojnë se cilësitë e Allahut që janë Ikhtijarijjeh el-Fi’lijjeh [veprat që Allahu e përshkroi Vetveten me to dhe i bën me zgjedhjen, qenien dhe fuqinë e Tij sa herë që Ai dëshiron, të tilla si: shikimi, dëgjimi, të folurit, dashuria, kënaqësia e Tij, zemërimi, mëshira, zbritja e Tij, ngritja mbi arshin e Tij etj.]

Ebul Hasan i shpjegonte ato në mënyrë të gabuar, njësoj si Kulabijjeh.

Kjo është ajo nga e cila Ebul Hasan el-Esha’ri nuk u tërhoq.

Sa për Ehl-us-Sunneh, – dhe në krye të tyre sahabët -, pohuan cilësitë e Allahut në një mënyrë që i përshtaten përsosjes së Allahut pa pyetur se si, pa interpretim, pa shtrembërim dhe pa e krahasuar Allahun me krijesat.

“Asgjë nuk është si Ai dhe Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi.” 42:11

Ne besojmë se Allahu është mbi arsh, Ai u ngrit mbi arshin e Tij në një mënyrë që është e përshtatshme për Madhërinë e Tij.

Nuk i ngjan ngritjes së krijesave.

Ne pohojmë dy duar fisnike për Allahun, Ai jep prej tyre, dhe Ai rrit e zvogëlon [furnizimet tuaja] me anë të tyre ashtu siç Ai dëshiron.

Sidoqoftë, duart e Tij nuk u ngjajnë duarve të njerëzve, nuk themi, as nuk përpiqemi t’i imagjinojmë sepse ato janë cilësi të larta.

Ne nuk kemi aftësinë për të kuptuar se si janë cilësitë e Tij.

Sikurse tha Imam Ahmedi i cili vdiq pas në vitin 241 hixhrijeh; para lindjes së [Ebul Hasan] el-Esha’riut në librin e tij Usul-us-Sunneh.

Ai tha: “Bazat e Sunnetit te ne janë pasimi i asaj në të cilën ishin sahabët e të dërguarit të Allahut dhe t’i pasojmë ata. Dhe të braktisen bidatet, sepse çdo bidat është devijim.”

Kështu tha Ahmedi në fillim të librit Usul-us-Sunneh1.

Pra, na thoni: A nuk i ka njohur Ahmed Ibn Hanbeli bazat e Sunnetit, dhe pastaj Esha’ri erdhi 20 vite pas vdekjes së Ahmedit dhe i njohi ato?

Kush e thotë këtë?

Ahmedi është imam i Sunnetit i cili qëndroi i palëkundshëm gjatë sprovës, sprovës se Kur’ani është i krijuar, e cila ishte një sprovë e madhe, dhe ata dëshmojnë se kjo ndodhi.

Ata vetë dëshmojnë se kjo ndodhi.

Ai është që sqaroi themelet e Sunetit që ai transmetonte nga sahabët.

Ai nuk i njihte bazat e Sunnetit, derisa Esha’riu dhe Maturidi el-Hanefiu erdhën dhe përcaktuan për muslimanët bazat e Sunnetit, kështu që ata u bënë nga Ehl-us-Sunneh.

Sa i përket Imam Ahmedit dhe atyre përpara tij nga imamët e muslimanëve, ata nuk e dinin Sunnetin dhe as bazat e tij? Kush e thotë këtë nga dijetarët?

Betohem në Allahun! Një dijetarë i cili e respekton dijen e tij, nuk e thotë këtë.

Imam el-Axhuri; Ebu Bekr Muhammed Ibn Husejn el-Axhuri – i cili vdiq në vitin 360 pas hixhretit – në librin e tij esh-Shari’ah2, për të cilin Ebu Aalijeh tha se ai ishte nga imamët e tebiinëve: 

“Mësojeni Islamin. Pasi ta keni mësuar atë, ju nuk duhet t’ia ktheni shpinën. Përmbajuni rrugës së drejtë, se vërtetë rruga e drejtë është Islami. Mos devijoni nga rruga për të shkuar në të djathtë apo në të majtë. Përmbajuni Sunnetit të profetit tuaj ﷺ dhe asaj që pasonin sahabët. Ne e kemi lexuar Kuranin pesëmbëdhjetë vite para se ata të vepronin atë që vepruan. [duke iu referuar Khauarixhëve] kur ata e vranë Uthmanin. Ebu Aalijeh e pranoi Islamin në epokën e Ebu Bekrit, mësoi nga sahabët dhe ishte shumë më i lartë se ata në dije dhe mirëkuptim, por ende nuk e kanë marr dhe nuk e mbështesin aspak pikëpamjen e tyre.”

Qëndroni larg nga këto epshe që përhapin armiqësi dhe padrejtësi në mesin e njerëzve.”

Ai tha se ia ka transmetuar këtë Hasan el-Basriut, kështu që ai tha: “Ai ka folur të vërtetën dhe ka këshilluar sinqerisht.”

Ai tha, unë i fola me këtë Hafsah Bint Sirinit dhe ajo tha: “O fëmija im! A ia ke transmetuar këtë Muhammed Ibn Sirit?”

Unë i thashë: Jo.

Kështu ajo tha: Transmetoja këtë atij.

Axhuri tha duke komentuar këtë transmetim: “Shenjë që tregon se Allahu (azze ue xhel) ia dëshiron të mirën një personi, është se ai e pason këtë rrugë; Librin e Allahut (azze ue xhel), Sunnetin e të dërguarit të Tij , Sunnetin e sahabëve të tij (radijAllahu anhum), tabiinët e tyre që i pasuan ata në mirësi dhe atë në të cilën ishin imamët e muslimanëve si El-Euzai, Sufjan eth-Thauri, Malik Ibn Enas, Shafi’i, Ahmed Ibn Hanbeli, Kasim Ibn Sel-lam dhe ata që i pasuan ata. Prej kësaj rruge është gjithashtu që të qëndrosh larg atyre të cilët nuk pasojnë rrugën e këtyre dijetarëve.

Ne do ta sqarojmë atë me çfarë ishin të kënaqur…” Më pas ai filloi të qartësonte metodologjinë e sahabëve, që është metodologjia e këtyre imamëve dhe metodologjia e Ehl-us-Sunnetit në librin e tij esh-Shari’ah.

Ku janë ata nga libri esh-Shari’ah i el-Axhurit? Në të cilën ai sqaroi besimin e Ehl-us-Sunnetit; besimin e sahabëve.

Pse u larguan prej tij? Dhe erdhën me atë që kanë ardhur. Sa shumë dëshirojmë që ata të vinin me atë që Esha’ri përfundoi me [besimin që vdiq] nëse ata ishin të sinqertë.

Ata vetë ose disa prej tyre të drejtë [në këtë çështje] pëlqen, Shejkh-ul-Az’harin vetë nuk e mohojnë origjinalitetin e Kitab ul-Ibanah Fi Usul id-Dijeeneh që i atribuohet Ebul Hasan el-Esha’riut.

Ai vetë në librin e tij të titulluar “Nazarah Fi Fikr il-Imam el-Esha’ri” afirmon vërtetësinë e atij libri që i atribuohet Ebul Hasan el-Esha’riut, por në të njëjtën kohë partizanët e Esharive e përgënjeshtrojnë këtë atribuim.

Në librin e tij “El-Ibanah Fi Usul id-Dijeeneh”, [Ebul Hasan] el-Esha’ri rishqyrtoi, u tërhoq dhe hoqi dorë nga shumica e bazave të Esharive, në të cilën fanatikët e Az’harit janë si Ali Xhum’ah, Habib Ali Xhifri dhe të ngjashëm me ta nga njerëzit e devijimit.

Prandaj, atëherë pse i tërë ky manipulim? Pse tërë ky manipulim me mendjet e njerëzve? Përse largohen ata nga metodologjia e sahabëve dhe metodologjia e paraardhësve të devotshëm?

Kërkohet ndihmë nga Allahu.

Ky Ebu Aalijah Rufaji Ibn Nihran el-Basri, i cili vdiq në vitin e 90-të ose 93-të pas hixhretit është nga imamët e tebiinëve, edhe Hasan el-Basri i cili vdiq gjithashtu pas hixhretit, edhe ai ishte nga Imamët e tebiinëve, e ka miratuar këtë fjalë.

Hafsah Bint Sirin, Um ul-Hudhejl ​​Fakiieheh; motra e Muhammed Ibn Sirinit, imam i tebiinëve. Edhe ajo vdiq 100 vite pas hixhretit, pastaj ajo gjithashtu e miratoi këtë fjalë.

Imam el-Euza’i; Abdurr-Rahman Ibn Amr, imam i popullit të Shamit, vdiq 157 pas hixhretit; në mes të shekullit të 2-të.

Sufjan Ibn Sa’id eth-Theuri i cili vdiq 161 pas hixhretit.

Malik Ibn Enes i cili vdiq 179 pas hixhretit.

Muhammed ibn Idris el-Shafi’i, i cili vdiq 204 pas hixhretit.

Ahmed Ibn Hanbel i cili vdiq 241 pas hixhretit.

Të gjithë ata vdiqën përpara lindjes së Ebu Hasan el-Esha’riut dhe Maturidiut.

Ata janë Imamët e Islamit.

Si atëherë mund ta braktisim besimin e tyre, që është besimi i Ehl-ul-Hadithit, besimi i Ehl-us-Sunnetit për besimin e një njeriu që erdhi vite më vonë, më vonë u pendua dhe më pas u kthye në besimin e tyre [në besimin e Selefëve].

Kush e thotë këtë? O robër të Allahut! O ju të mençur! Na informoni, na jepni një zgjidhje për këtë dilemë!

Kjo dilemë, që ata duan t’i lidhin në mënyrë strikte muslimanët. E tërë kjo për shkak se e urrejnë Sunnetin dhe se urrejnë Selef-us-Salih.

Gjithashtu, për shkak të bashkëpunimit të tyre me Rafidat që bëjnë tekfir mbi sahabët dhe Selef-us-Salih.

Kjo Konferencë e Çeçenisë, dhe ky Habib Ali Xhifri është nga më të fëlliqurit e [njerëzve] të pranishëm sot.

Ai është nga armiqtë e Islamit dhe ai është në bashkëpunim me Rafidat.

Përkundrazi ai është një Rafidi i fshehur.

Ky Xhifri bashkëpunon me ata që bëjnë tekfir mbi sahabët e të dërguarit të Allahut .

Atëherë, si mund ta lejojmë këtë Rafidi që të na sqarojë besimin e Ehl-us-Sunnetit?

Pra, duhet ta braktisim Ebu Bekrin, Umerin, Uthmanin, Aliun dhe të gjithë imamët e Islamit?

Kush nga të mençurit e thotë këtë?

Ata janë imamët e mëdhenj nga Imamët e Selef-us-Salih.

Të gjithë ata ishin në rrugën e drejtë, të cilën e morën nga sahabët e profetit , (sahabët) të cilin e morën drejtpërdrejt nga i dërguari i Allahut .

Ata janë imamët tanë, imamët e Islamit.

Lexoni librin Sherh Usul ul-‘Itikad Ehl-us-Sunneh uel-Xhema’h Min el-Kitabi Ues-Sunneh Ue Ixhma’a is-Sahabah uet-Tebiin ue Man Ba’da-hum nga Imam Hiba-tullah; Abul Kasim Ibn Hasan Ibn Mansur el-Lelekai.

Ai transmetoi në librin e tij Besimin e Ehl-us-Sunnetit. Sa i përket asaj që ata duan t’ia atribuojnë Ebu Hasan el-Esha’riut pastaj.

El-Lalekai nuk përmendi një fjalë të vetme në lidhje me Eshariun dhe Maturidin, ai nuk i përmendi fare ata.

Përkundrazi, ai përcolli fjalët e sahabëve dhe besimin e imamëve që ne i kemi aluduar se i pëlqejmë; Sufjan eth-Theurin, Malik Ibn Enesin, Shafi’iun, Bukharin, Muslimin dhe të tjerë nga imamët e Selefëve.

Ata që i përmendi el-Lalekai, pastaj ai tha për ta:

“Në Islam ishin ata që morën nga rruga e tyre; rruga e Selefëve, një numër i kufizuar njerëzish; I përmenda emrat e tyre në fillim të këtij libri, kështu që emrat e tyre janë të njohur, dhe kështu që njerëzit të shumohen në thirrjen tek Allahu që të kenë mëshirë dhe të luten për ta, për shkak se ata e ruajtën këtë rrugë për ne, dhe na udhëzojnë në Sunnetin e këtij Sheriati.

Unë bëra ndoshta kategorizimin dhe organizimin e këtij libri në rrugën e Sunnetit dhe Xhematit, dhe nuk e kalova mënyrën e të pasurit me fanatizëm ndaj askujt.”

Është një libër nga dhjetëra libra që kanë transmetuar besimin e Ehl-us-Sunnetit, përpara Ebul Hasan el-Esha’riut dhe pas tij.

Asnjë nga imamët nuk transmetoi asgjë nga Esha’riu përveç asaj që transmetohet prej tij pas pendimit të tij, librit të tij, el-Ibaneh el-Usul id-Dijjeneh ose Risaleh ila Ehl-il-Thaghar.

E cila është në [dy librat], ai u kthye në fenë e Selef-us-Salih.

Pra, a t’i braktisim të gjithë këta imamë e të lëmë pendimin e el-Eshariut dhe kthimin e tij [në fenë e Selefëve], dhe t’i përmbahemi bidateve e risive të shpikura të cilat Esha’riu erdhi para pendimit të tij?

Po ashtu, me atë që erdhi Maturidiu nga filozofët grekë dhe njerëzit e retorikës teologjike.

Betohem në Allahun! Kjo është nga fatkeqësitë më të mëdha.

Kini frikë Allahun, o robër të Allahut, dhe bëhuni thirrës në udhëzim.

Ne kërkojmë nga Allahu që të na mbajë të patundur në besimin e Selefu-us-Salih, në besimin e Ehl-us-Sunnetit.

Kërkoj falje për zgjatjen [e predikimit të Bajramit], por lënda është shumë e rëndësishme.

Betohem në Allahun, kjo e shtrembëron Islamin.

Për fat të keq, në emër të Sunnetit, në emër të Sunnetit.

Betohem në Allahun! Allahu nuk është i kënaqur me këtë.

Allahu është i kënaqur me sahabët, me metodologjinë e tyre dhe me këdo që i pason ata në mirësi.

Ai nuk është i kënaqur me ata që i kundërshtojnë; që kundërshtojnë rrugën e tyre; rrugën e besimtarëve.

“Dhe kushdo që kundërshton të dërguarin, pasi t’i jetë treguar qartë atij rruga e drejtë dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne do ta mbajmë atë në atë drejtim që ai vetë ka zgjedhur. Dhe do ta djegim atë në zjarr – Dhe sa përfundim i keq!” [4:115]

Pra, le të kenë kujdes nga ky rezultat, le të kenë kujdes për këtë kërcënim.

E kanë obligim që të pendohen te Zoti i tyre dhe të kthehen në Sunnetin të cilin e pasuan sahabët dhe Selef-us-Salih.

Dhe është obligim për ta që të braktisin bidatin në të cilin Maturidiu ishte dhe Esha’ri para se të pendohej.

Unë ju kujtoj në fund, se tekbiret e Bajramit nuk kufizohen vetëm pas namazeve, por janë gjatë tërë kohës.

Po, tekbiret bëhen pas namzeve farz, po ashtu duhet të bëhen në çdo vend e në çdo kohë.

Ashtu sikurse e kishin sahabët zakon të bënin. Ata thoshin tekbiret e tyre në rrugë, shtëpi, dyqane e kudo [tjetër].

Tekbiri është ritual dhe shenjë e hapur e popullit të Islamit gjatë këtyre ditëve [ditëve të Haxhit] ashtu siç ishte udhëzimi i sahabëve.

E lusim Allahun që ta pranojë këtë prej nesh dhe prej jush, gjithashtu i kërkojmë Atij që të na falë neve dhe juve.

Kryeni prerjet e kurbaneve. Allahu i pranoftë kurbanet tuaja.

Dije se, rrjedhja e këtij gjaku është për Allahun.

Rrjedhja e këtij gjaku është nga adhurimi i Allahut.

“Tek Allahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por tek Ai arrin përkushtimi juaj.” [22:37]

Rituali realizohet me therje; duke derdhur gjak për Allahun.

Ne kërkojmë nga Allahu ta pranojë këtë nga ne dhe ta pranojmë atë nga ju.


1 Lexoje librin Sherhu Sunneh: https://www.perlatmuslimane.com/category/libra/sherhu-sunneh/

2 Lexoje librin Esh-Shari’ah:

 https://www.perlatmuslimane.com/category/libra/esh-shariah/

Shpërndaje: