Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Prezenca e fëmijëve në xhami (2)

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilet-ul-Huda uen-Nur (668)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) dhe selefët tanë, i linin fëmijët që të hynin në xhaminë e Profetit (sal Allahu alejhi ue selem).

Transmetohet nga njëri prej sahabeve, se një ditë prej ditësh, kur ata ishin duke e falur namazin e ikindisë pas Profetit (sal Allahu alejhi ue selem), i Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) mbeti një kohë të gjatë në sexhde. Sahabiu ngriti kokën e tij për t’u siguruar se Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) nuk kishte vdekur. Në vend të kësaj, ai vuri re një gjë të çuditshme. Ai pa një nga nipërit e tij se i kishte hipur në shpinë. Pas përfundimit të namazit, Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) u pyet në lidhje me sexhden e gjatë, ai u përgjigj:

“Nipi im ishte mbi shpinën time dhe unë nuk desha që ta shqetësoj atë.”

Ky fëmijë që përmendet në këtë hadith, nuk erdhi në xhami për tu falur dhe se ai nuk ishte aq i mitur.

Nuk ishte prej udhëzimit të tij që t’u thoshte atyre që faleshin me të, burrave e grave, që të mos i marrin fëmijët në xhami. Në fakt, ai e miratonte prezencën e fëmijëve në xhami. Dhe jo vetëm kaq; ai gjithashtu e përshtate namazin e tij me nevojat e nënës së cilës i qante fëmija, duke e shkurtuar namazin e tij vetëm për hir të nënës dhe fëmijës.

Ai shumë lehtë mund të thoshte, atë që shumica e e njerëzve e thonë sot nëpër xhamitë tona:

”Pse po i merrni fëmijët tuaj në xhami dhe po na pengoni duke u falur?”

Ai (sal Allahu alejhi ue selem) nuk bënte kurrë një gjë të tillë. Bazuar në këtë, prindi duhet të lejojë që fëmija të vijë në xhami nëse fëmija dëshiron këtë, edhe nëse shkon për të luajtur në xhami. Që fëmijët të vijnë në xhami do të thotë që ata të mësohen me vendet më të mira e të hajrit siç është xhamia. Nëse fëmija rritet në këtë mënyrë dhe dëshiron të vijë në xhami, këtë duhet ta konsiderosh si një dhuratë dhe një lajm shumë të mirë. Prindërit duhet ta shfrytëzojnë këtë prirje të fëmijës dhe ta marrë atë me vete në xhami; edhe nëse fëmija do të bëjë diçka që në sytë e njerëzve është e pahijshme për xhamitë! Ne mund të mendojmë se çfarë mund të jetë më e pahijshme se sa për të hipur mbi qafën e Profetit (sal Allahu alejhi ue selem).

Megjithëkëtë Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) nuk reagoi ndaj veprës së fëmijës. Në fakt, ai i bëri një veprim të veçantë duke e zgjatur sexhden. Ashtu veproi edhe në rastin tjetër, e kur fëmija qante përderisa ata ishin në namaz, ai e shpejtoi namazin. Në qoftë se kjo do të ndodhte në ditët e sotit, njerëzit në xhami do të bërtisnin:

”Shejkh! Ti po falesh gjatë!” Nëse ai përgjigjet: ”Fëmija më hipi mbi qafë.”

I menjëhershëm do të ishte reagimi: ”Pse po e merr fëmijën me vete?”

Njerëzit brenda xhamisë, nuk e njohin udhëzimin e Profetit (sal Allahu alejhi ue selem) në këtë çështje.

Shpërndaje: