Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Prijësi e rrihte me kamxhik, kurrë nuk tha diçka të keqe për të

Imam Shems-ud-Din Muhamed bin Ahmed edh-Dhehebi (v. 748)
Sijar A´lam-in-Nubala (6/370)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Bakar bin Muhamed es-Sejrini ka thënë:

“Çdo natë Ibn Auni lexonte një të shtatën e Kuranit. Nëse nuk mund ta bënte këtë, atëherë e lexonte gjatë ditës. Në lidhje me betejën, ai kalëroi devenë e tij deri në Levant. Kurr arriti në Levant, kalëroi një kalë. Luftoi në dyluftim me një romak dhe e mbyti atë.

Kur vëllezërit e tij vinin tek ai, ishte sikur zogjtë të ishin ulur mbi kokat e tyre. Ata ishin aq të përulur dhe të nënshtruar. Kurrë nuk e kam parë duke bërë shaka. Kurrë nuk e kam parë duke lexuar poezi. Ai ishte gjithmonë i zënë me veten. Kurrë nuk e kam dëgjuar të përmend Bilal bin Ebi Burdeh1. Mësova se një grup njerëzish thanë se Bilali kishte bërë këtë dhe atë, ai më tha:

“Njeri i trajtuar padrejtësisht, përfundimisht mundet edhe vet të bëhet i padrejtë. Unë nuk mendoj se ndonjëri prej jush ka përjetuar nga Bilali atë që kam përjetuar unë.”

Sepse Bilali e rrihte me kamxhik për shkak se ai ishte martuar me një grua arabe.


Burimi: https://ar.m.wikipedia.org/wiki/%D8%A8%D9%84%D8%A7%D9%84_%D8%A8%D9%86_%D8%A3%D8%A8%D9%8A_%D8%A8%D8%B1%D8%AF%D8%A9

Shpërndaje: