Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Prindërit duhet t’ia mësojnë fëmijës së tyre etiketat e leximit të Kuranit

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: “El-Fetaua el-Kajjimeh lil-Usratil-Muslimeh”, faqe 202-203
Përmblodhi: Sa’d Abdul-Ghaffar Ali

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A ka ndonjë problem që prindërit t’ia mësojnë fëmijës së tyre Kuranin përmendësh, kur ata e dinë se fëmija është jo aq i vetëdijshëm saqë mund të lexojë Kuran në banjë gjatë kryerjes së nevojave fiziologjike, gjë e cila nuk është e përshtatshme për Kuranin fisnik, pavarësisht përkujtimeve të përsëritjeve të vazhdueshme për një ndalesë të tillë?

Përgjigje: Prindërit duhet që fëmijëve të tyre t’ua mësojnë Kuranin përmendësh dhe t’i paralajmërojnë ata nga të lexuarit e tij në vende të papërshtatshme. Nëse fëmija e përsëritë të njëjtin veprim ai nuk mëkaton, pasi që ai nuk është përgjegjës për veprimet e tij.

Nëse prindërit e dëgjojnë se fëmija lexon Kuran në vende të papërshtatshme, ata duhet të flasin me të dhe t’i thonë se kjo gjë nuk është e lejuar. Është konfirmuar në Sahihun e Bukhariut se ‘Amr bin Seleme (radijAllahu anhu) u printe njerëzve në namaz kur ai ishte vetëm gjashtë ose shtatë vjeç. Kjo ndodhi gjatë kohës kur profeti (salAllahu alejhi ue sele) ishte gjallë.

Shpërndaje: