Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Prindërit e ndalojnë nga Selefizmi dhe veshja Islame

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/9108

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com 

Pyetje: “Një grua nga Franca thotë se prindërit e saj nuk pranojnë që ajo t’i përmbahet metodologjisë Selefite dhe se nëna e saj ia ka marrë të gjitha librat e saj të cilat kanë të bëjnë me Xhilbabin. Përveç kësaj, nëna thotë se ajo ose duhet ta pranojë këtë ose të del nga shtëpia. Pra ajo është e detyruar të vishet sikurse vishen jobesimtarët. Çfarë është ajo e detyruar që të bëjë?”

Përgjigje: “Para së gjithash, Selefizmi i saktë është i detyrueshëm. Megjithatë, ka njerëz sot që i atribuohen Selefizmit pa pasur dije rreth Selefizmit dhe ndoshta ata madje edhe i përshkruajnë Selefizmit gjëra që nuk i takojnë. Në ditët e sotme, ka njerëz që i përshkruajnë Selefizmit gjëra që nuk i përkasin atij siç është çështja e ekstremizmit dhe e terrorizmit, pastaj ata thonë se i përkasin metodologjisë Selefite. Sa i përket Selefizmit të vërtetë, ajo është metodologjia e saktë pa marrë parasysh vendndodhjen.

Nëse ata të detyrojë që të vishesh jo siç kërkohet nga islami, atëherë në rastin e tillë ti je detyruar. Nëse ke mundësi që të martohesh dhe të largohesh prej tyre, je e detyruar që të martohesh me një burrë të drejtë dhe ta braktisësh shtëpinë. Nëse nuk je në gjendje që të martohesh ose ta braktisësh shtëpinë ti konsiderohesh të jesh e detyruar – pra veprimet apo lëshimet që i bën je duke i bërë për shkak se të detyrojnë. Ti je e obliguar që të mbulosh pjesët turpshme, edhe pse rrobat nuk janë të gjëra ti je e justifikuar derisa Allahu ta lehtëson gjendjen.”

 

Shpërndaje: