Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Prindërit e ndalojnë vajzën që të bartë xhilbabin

Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr 17/258

Ketful-Ez’haril-Mutenathirah ‘an Fetauel-Mer’etil-Muslimeh”, faqe. 686

Përgatiti:www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Nëna ime nuk më lejon që të bart xhilbabin[1]. Andaj, kur të dal nga shtëpia, unë veshi ndonjë fustan dhe shami të gjatë  pa bartur xhilbabin mbi to. A duhet ta kundërshtoj nënën time dhe të barti mbulesën (xhilbabin), apo duhet t’i bindem nënës sime?”

Përgjigje: “Ju jeni e obliguar që të mbuloheni ashtu siç porosit sheriati islam. Këtë veprim ju duhet ta bëni në formën e kërkuar, sipas asaj që e ka përshkruar Allahu Te’ala në Librin e Tij dhe i dërguari i Allahut sala

Allahu alejhi ue selem në Sunnet. Kjo do të thotë se fytyra dhe duart duhet të mbulohen.

Ti nuk duhet t’i bindesh nënës tënde që të mos mbulohesh në këtë formë. I dërguari salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

لا طاعة لمخلوق في معصية الخالق

“Nuk ka bindje ndaj krijesave në mosbindje ndaj Krijuesit.”

Megjithatë, ju e keni obligim që t’ia sqaroni nënës suaj çështjen ashtu siç porosit sheriati islam, dhe këtë ta bëni me butësi dhe fjalë të mira. Bisedo me të në mënyrën më të mirë, dhe shpreso që Allahu do ta udhëzojë atë  që edhe ajo t’i nënshtrohet këtij gjykimi.”

___________________________________________________

[1] Petk i cili mbulon trupin në tërësi, përveç fytyrës dhe duarve.

Shpërndaje: