Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Prindërit nuk duan të emigrojnë nga vendi i kufrit

Imam Salih bin Feuzan El-Feuzan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Në lidhje me muslimanët që banojnë në vendet perëndimore, ai thotë: Shumica e tyre janë me origjinë myslimane, por me keqardhje të thellë shumë prej prindërve të tyre njerëzve zgjedhin të vazhdojnë të jetojnë në ato vende të kufrit, personi i cili dëshiron të emigrojë nga vendi i kufrit si mund të kombinojë ruajtjen e fesë së tij dhe fëmijëve të tij, dhe mes kujdesit ndaj prindërve të tij në atë vend kufri?

Përgjigje: Në fe nuk ka njëanshmëri ndaj askujt.

“Nëse ata orvaten që të më shoqërosh Mua (në adhurim) diçka, për të cilën ti nuk ke dijeni, mos iu bind atyre.” Lukman, 31:15

Mos iu bind atyre në këtë! Dhe mos iu bind atyre në devijimin nga feja! Por sillu mirë me ta. Ndëra që t´i bindesh atyre në mosbindje ndaj Allahut, kjo nuk lejohet.

Pyetësi: Allahu të ruajt! A të emigrojë dhe t’i lë prindërit e tij me qëllim që të shpëtojë fenë e tij?

Përgjigje: Po, emigro por mbajë kontaktet me prindërit tuaj dhe dërgoju atyre mesazhe, ndihmoju atyre, dërgoju atyre ndihmë financiare, vizitoj herë pas here dhe mos i shkëput lidhjet me ta.

Shpërndaje: