Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Ittihafut-Tulab, fq. 233
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Nëse prindi yt kërkon nga ti që ta shkurorëzosh gruan tënde pa ndonjë arsye fetare, ndërsa ajo është e mirë dhe nuk ka vërejtje në fenë apo karakterin e saj, ti nuk duhet t’i bindesh prindit. Mos u ndaj nga gruaja jote vetëm sepse ata e duan këtë. Kujto se, gjëja që më së shumti e urren Allahu nga gjërat e lejuara, është shkurorëzimi. Në këtë rast, prindi nuk duhet të dëgjohet, ngase kjo ka të bëjë vetëm me epshin dhe teket e tij. Prandaj, nuk i bindesh atij. Nuk ka dallim në mes babait dhe nënës në këtë çështje.
Mirëpo, nëse ata kanë vërejtje në fenë apo në karakterin e saj, si: të qenit e pakujdesshme në lidhje me fenë apo nderin, apo i shqetëson prindërit dhe i trajton ata keq, etj., në këtë rast, nëse ata të kërkojnë që ta shkurorëzosh atë, ti duhet ta bësh këtë patjetër. Në fakt, ti duhet ta shkurorëzosh nga vullneti yt, pa pasur nevojë që ata të urdhërojnë ty, në mënyrë që feja dhe karakteri yt të mos ndikohet negativisht.